Shqipëria
Festivali i rakisë për promovimin e turizmit në Skrapar
“Skrapari në gotë”, është një festë e re në paketën e festave të bashkisë Skrapar, që vijon promovimin e turizmit në këtë zonë
Skrapari është tepër i njohur për pijen e tij tradicionale alkoolike të bërë nga rrushi, rakia, e cila është e njohur jo vetëm në Shqipëri, por dhe jashtë vendit.
Promovimi i traditës së prodhimit të rakisë i ndërthurur me gatimet tradicionale, do të mbledhë më 21 shtator banorë të qytetit të Skraparit në Festivalin e Rakisë.
“Skrapari në gotë”, është një festë e re në paketën e festave të bashkisë Skrapar, që vijon promovimin e turizmit në këtë zonë, transmeton “ATA”.
Fshatrat e njohur për prodhimin e rakisë janë: Zabërzan, Rog, Vërzhezhë dhe Muzhakë. Përveç rakisë, Skrapari është i njohur edhe për produkte të tjera, si mjalti dhe shumëllojshmëria e djathërave, përcjell albinfo.ch.
Potencialet e shumta natyrore, traditat e mikpritjes, cilësia e produkteve tipike të Skraparit kanë bërë që turizmi të mos jetë vetëm stinor, por është shndërruar në turizëm gjthëvjetor.
Relievi kodrinor i Skraparit është shumë tërheqës dhe ofron një peizazh shumë të bukur panoramik. Skrapari ka shumë shpella që janë shumë tërheqëse për turistët, si shpella e Pirogoshit, e cila është një monument natyror tepër i veçantë.
Këto pasuri natyrore të lakmueshme për turizmin, e bëjnë Skraparin një zonë me resurse të pasura për zhvillimin e turizmit të aventurës dhe atë malor.
Të cilësuara si “Koloradot” shqiptare kanionet e Osumit, në Skrapar, po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë të aventurës në vendin tonë.
Pamjet mbresëlënëse të natyrës në këtë kanion e bëjnë atë një nga më tërheqësit në rajonin e Ballkanit.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Mimoza Kusari-Lila merr pjesë në panelin ndërkombëtar të St. Gallen Symposium 2026 Ministrja nga Kosova diskutoi në Zvicër për sfidat gjeopolitike, ndryshimet në rendin global dhe perspektivën evropiane... -
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat
















