Sport
FIFA dënon Shqipërinë dhe Kosovën
Shqipëria është dënuar me 50 mijë franga, derisa Kosova me 30 mijë. Kjo është hera e parë që dënohet Kosova
FIFA nuk ka qenë aspak e mëshirshme për Shqipërinë dhe Kosovën, duke i dënuar për ndeshjet e tetorit, shkruan albinfo.ch.
Në vendimin e marrë nga Komisioni i Disiplinës, theksohet se Shqipëria gjobitet me 50 mijë franga zvicerane dhe në komunikatë nënvizohet se vendimi është marrë për dy ndeshje.
Bëhet fjalë për sfidat kundër Lihtenshtajnit dhe Spanjën pasi tifozët shqiptarë hodhën sende në fushën e lojës. Ndeshja e parë është ajo kundër Lihtenshtajnit. Sipas FIFA-s, bëhet fjalë për hedhjen e sendeve piroteknike dhe në bazë të artikullit 67 të kodit disiplinor, Shqipëria gjobitet me 25 mijë franga. Edhe për takimin kundër Spanjës, Federata Shqiptare gjobitet për të njëjtën arsye me 25 mijë franga dhe paralajmërohet në rast të përsëritjes së sjelljeve të tilla.
Nëse ngjarje të tilla regjistrohen edhe në sfidën e 12 nëntorit kundër Izraelit, atëherë Kombëtarja shqiptare rrezikon shumë që sfidën pasardhëse në vendin tonë ta luajë pa tifozë.
Në vendimin e marrë nga FIFA nuk ka shpëtuar as Kosova që është gjobitur me 30 mijë franga për koret e tifozëve, hedhjen e sendeve në fushë dhe banerat e shpalosur në stadiumin “Loro Boriçi” për sfidën kundër Kroacisë.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Seminari sekret i Zvicrës për penalltitë dha rezultat në Botëror












