Sport
FIFA e bart kërkesën kosovare te UEFA
Pas paralajmërimit se Federata Ndërkombëtare e Futbollit FIFA do të ketë Kosovën në rendin e ditës në mbledhjen e komitetit të saj ekzekutiv që do të mbahej në Tokio, albinfo.ch ka kontaktuar përgjegjësit për informim të kësaj organizate.
Ata në një përgjigje me shkrim kanë pohuar se tema e organizimit të ndeshjeve miqësore ndërkombëtare nga kosovarët ka qenë në agjendën e mbledhjes në Tokio.
“Komiteti ka marrë informatën se kërkesa e Federatës së Futbollit të Kosovës për organizimin e ndeshjeve futbollistike ndërkombëtare do të shqyrtohet sërish nga komiteti Ekzekutiv i UEFA-s (Federata Evropiane e Futbollit).
Federata Kosovare e Futbollit i pati bërë një kërkesë zyrtare FIFA-s për të fituar të drejtën e organizimit dhe pjesëmarrjes në ndeshjet ndërkombëtare miqësore.
Marrjen e kërkesës që i ishte drejtuar presidentit të FIFA-s, Sepp Blatter, e kishte konfirmuar publikisht ky i fundit dhe qe zotuar se atë do ta vinte në rend të ditës të mbledhjes së komitetit ekzekutiv të FIFA-s që pritej të mbahej më 16 dhe 17 dhjetor në Tokio.
Mbledhja e ardhshme e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s do të mbahet më 29 dhe 30 mars 2012 në Cyrih.
E-Diaspora
-
Një shqiptaro-zvicerane ambicioze, në Kancelarinë Federale të Zvicrës Drenusha Hajdini punon në Kancelarinë Federale të Zvicrës. Ajo flet për albinfo.ch rreth postit që mban,...
-
Jehon kënga e vallja shqipe në sheshin e qytetit Thun
-
Shqipëri: A do të mundësohet vota e emigrantëve në zgjedhjet 2025?
-
Sot fillon në Cyrih Festivali i Filmit “Kino Kosova”
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
Jeta në Zvicër
-
Një shqiptaro-zvicerane ambicioze, në Kancelarinë Federale të Zvicrës Drenusha Hajdini punon në Kancelarinë Federale të Zvicrës. Ajo flet për albinfo.ch rreth postit që mban,...
-
Jehon kënga e vallja shqipe në sheshin e qytetit Thun
-
Bashkëpunimi Zvicër-Kosovë, diskutojnë Rafuna e Fetahi
-
Pritet trafik i rënduar gjatë majit në Zvicër
-
OECD: Aktiviteti i ngadaltë ekonomik ngadalëson rritjen në Zvicër