Lajme
Filloi vaksinimi në Bazel: 4900 terminet e para janë rezervuar paraprakisht
Meqenëse kërkesat për vaksinim aktualisht janë shumëfish më të mëdha se furnizimi me vaksina, kohët e pritjes janë të pashmangshme
Sot në Bazel, në pikën e posahapur, me praninë e ministrit Berset, në qendrën e panaireve, kanë filluar vaksinimet kundër koronavirusit. Bëhet fjalë për qendrën e parë të madhe në Zvicër për vaksinim, pasi që javën e kaluar në mënyrë sporadike, vaksinimi kishte nisur në kantonet e Zvicrës qendrore.
Personi i parë që u vaksinua ishte banorja e Bazelit, Beatrice Lewy, 80 vjeçe.
Drejtori shëndetësor i Bazelit, Lukas Engelberger me këtë rast ka thënë se sheh një gatishmëri të lartë për të vaksinuar në popullatë, shkruan srf.ch.
Si në gjithë vendin, vaksinat e para që jepen, janë ato të bashkëprodhimit gjermano-amerikan Biontech dhe Pfizer, transmeton albinfo.ch.
4900 terminet e para për vaksinim janë rezervuar plotësisht, është shprehur më tutje Engelberger.
Vaksinimi sot ka filluar edhe në Kantonin e Gjenevës ndërsa në Baselland dhe Aargau duhet të fillojnë në 4 Janar.
Ministri në Qeverinë e Bazelit, Lukas Engelberger, ka përshkruar fillimin e fushatës së vaksinimit si një “moment historik të rëndësishëm në luftën kundër koronavirusit”.
Vaksinimi do të ndihmojë në kapërcimin e pandemisë. Engelberger ishte gjithashtu i kënaqur që terminet e para janë rezervuan shpejt dhe ai këtë e sheh këtë si një shprehje të vullnetit të madh për tu vaksinuar.
Meqenëse kërkesat për vaksinim aktualisht janë shumëfish më të mëdha se furnizimi me vaksina, kohët e pritjes janë të pashmangshme, përcjell albinfo.ch. 1900 njerëzit e parë të regjistruar në kanton do të vaksinohen deri më 30 dhjetor.
Në dy javët e para të janarit do të vaksinohen edhe 3.000 banorë të tjerë të Bazelit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












