Shqipëria
Fillon ardhja e turistëve izraelitë në Shqipëri
Pas charterit të parë të drejtpërdrejtë nga Izraeli, javën e ardhshme do të vijë edhe charteri i parë nga kompania “Israir”, duke çuar në katër numrin e charterave në javë
Pas bisedimeve midis ministrit të Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi dhe homologut të tij izraelit, Yariv Levin mbërrin charteri i parë me turistë nga Izraeli.
Në dalje të aeroportit, për të pritur rreth 100 turistët e parë, ishte edhe ministri Klosi, shkruan “ATSH”.
Të befasuar, turistët, ndalën në infopoint “Smile Albania”. Me urimin e mirëseardhjes, ministri Klosi përshëndeti shumë prej turistëve të kënaqur nga mikpritja e parë.
Pas charterit të parë të drejtpërdrejtë nga Izraeli, javën e ardhshme do të vijë edhe charteri i parë nga kompania “Israir”, duke çuar në katër numrin e charterave në javë. Ministri Klosi tha se kompania Albawings nuk është e vetmja që do të sjellë chartera nga Izraeli, përcjell albinfo.ch.
“Po ashtu kompania IsraAir fillon fluturimet javën tjetër duke e çuar në 4 numrin e charterave që vijnë drejtpërsëdrejti nga Izraeli në Rinas dhe po ashtu gjatë gjithë sezonit turistik pritet që të vijnë rreth 300 chartera, të cilët do të sjellin turistë jo vetëm nga Izraeli, Skandinavia, Polonia, Çekia, Lituania, por edhe nga Anglia, Gjermania dhe priten edhe surpriza të reja të cilat ne do t’i shpalosim ditë pas dite gjatë sezonit turistik”, tha ministri.
Pranë pikës “Smile Albania” turistëve u jepet informacion dhe buzëqeshje duke shënuar kështu edhe inaugurimin e së parës pikë informacioni në një nga pikat hyrëse të Shqipërisë, aeroporti i Rinasit.
Ministri Klosi theksoi se kjo pikë, por edhe të tjerat që do të ngrihen në pikat hyrëse do të mirëpresin gjatë gjithë sezonit turistët që do të vijnë në Shqipëri.
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih Muzikë, emocione dhe takime mes të rinjve dhe të rjave shqiptaro-zvicerane e karakterizuan edicionin e sivjetmë... -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër?













