Kultura
Fillon Festivali i Filmit në Lokarno
Berset: Festivali është një mundësi e mirë që Zvicra të prezantohet jo vetëm si një qendër financiare por edhe si një vend idesh
Ministri federal Berset ka hapur solemnisht mbrëmë Festivalin e 65-të të Lokarnos. Në fjalën e tij të hapjes, Berset veç tjerash ka thënë se festivali është një mundësi e mirë që Zvicra të prezantohet jo vetëm si një qendër financiare por edhe si një vend idesh.
Presidenti i festivalit, Solari, në fjalën e tij ka kërkuar që Lokarno të ngrejë renomenë e tij ndërkombëtare.
Në këtë edicion të festivalit marrin pjesë 300 filma. Në mesin e tyre, me gjasa për të fituar ndonjërin “leopardët” është edhe filmi zviceran “Image Problem” .
Mes shumë mysafirëve dhe personaliteteve që marrin pjesë ose që do të nderohen me çmime janë edhe Hari Belafonte, pastaj Charlotte Rampling dhe Alain Delon. Ky i fundit do të nderohet me çmimin për vepër jetësore.
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Mbi një milion të huaj në Zvicër nuk aplikojnë për shtetësinë zvicerane Mbi një milion të huaj që jetojnë në Zvicër nuk aplikojnë për shtetësi zvicerane, edhe pse... -
LUNEE lidh traditën shqiptare me teknologjinë moderne -
Ardiana Sallauka dhe Arber Jagoda rizgjidhen në Këshillin Komunal të Villeneuve në kantonin Vaud -
Naim Dina zgjidhet për herë të dytë asambleist në Renens -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027
Jeta në Zvicër
-
Anulime të shumta fluturimesh në Aeroportin e Gjenevës për shkak të grevës së pilotëve të Lufthansa Greva e pilotëve të kompanisë gjermane Lufthansa, e caktuar për të enjten dhe të premten, po... -
Profili i tre viktimave zbulon sistemin shfrytëzues seksual të Jeffrey Epstein në Zvicër -
Asnjë ndihmë federale për viktimat e zjarrit në Chiètres -
Mbi 140 ankesa për sjellje problematike në Spitalin Universitar të Lozanës -
Sa më shumë po paguajnë tani shoferët në Zvicër për karburant?













