Maqedonia
Fillon prej sot votimi për referendumin, interes i ulët në diasporën e vendit fqinj
“Perëndimi flet për fundin e kontestit të emrit mes Shkupit dhe Athinës dhe se kjo do sjell stabilizim të rajonit. Por nga kjo marrëveshje, njëri mund të jetë humbës: kryeministri grek Aleksis Cipras,” shkruajnë mediat ndërkombëtare.
Anëtarët e Këshillit Zgjedhor në Maqedoni kanë filluar të votojnë prej sot për referendumin që do mbahet në 30 shtator në Maqedoni dhe ku do votohet nëse janë “pro” ose “kundër” marrëveshjes së emrit me Greqinë. Ndërsa diaspora do votojë në 29 shtator, ku më së paku interes kanë shfaqur diaspora në Greqi, ku pranë ambasadës së Maqedonisë në Athinë janë regjistruar vetëm 15 persona. Disa mendojnë se ata do udhëtojnë drejt Maqedonisë për të votuar, shkruan albinfo.ch.
Marrëveshja është mbështetur nga Komuniteti Ndërkombëtar, megjithatë opozitarët e të dyja vendeve janë kundër ratifikimit të saj. Në kohën kur presidenti i opozitares maqedonase OBRM-PDUKM, Gjorgje Ivanov, kërkon bojkotimin e referendumit, ngjashëm ndodh edhe me opozitën greke. Bile edhe koalicioni qeveritar grek, mund të zhbëhet si pasojë e marrëveshjes së emrit me fqinjin verior.
“Perëndimi flet për fundin e kontestit të emrit mes Shkupit dhe Athinës dhe se kjo do sjell stabilizim të rajonit. Por nga kjo marrëveshje, njëri mund të jetë humbës: kryeministri grek Aleksis Cipras,” shkruajnë mediat ndërkombëtare.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Mikpritja në Kosovë lë pa fjalë gazetaret zvicerane Gazetaret e mediumit zviceran 20 Minuten, Lynn dhe Carolin, të cilat po realizojnë një reportazh disa... -
Gjykata gjermane refuzon kërkesën e shqiptarit: dokumentet ishin false -
Rriten pritjet në Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Të shtëna pas një grindjeje në tren, një i plagosur Mbrëmjen e djeshme pati një grindje në një tren midis Hasle-Rüegsau dhe Burgdorf. Po kërkohen dëshmitarë.... -
Zvicra u karakterizua nga këto lajme këtë javë -
Konfirmohet: Dy pilotët zviceranë ishin privuar nga fluturimi për shkak të alkoolit -
Rusia kritikon mungesën e neutralitetit të Zvicrës, dy muaj para votimit federal mbi këtë temë -
Nuk pritet asnjë lehtësim nga thatësira aktuale













