Lajme
Fillon vetizolimi i detyruar, ja çfarë duhet të dini
Karantina në Zvicër hyri në fuqi të hënën. Kushdo që shkel kërkesën e karantinës do të jetë përgjegjës për gjobitje deri në 10,000 franga
Zvicra vendosi një karantinë nga 6 korriku për mbërritjet nga vendet e ashtuquajtura ‘me rrezik të lartë’. Të hënën, ardhjet e para në Zvicër kaluan në karantinë – përfshirë udhëtarët nga Shtetet e Bashkuara dhe Ballkani, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa kërkesa dhjetë ditore mbështetet në përgjegjësinë personale të atyre që janë urdhëruar të karantinohen, pasi “The Local” raportoi se, do të monitorohet nga thirrjet telefonike dhe vizitat e mundshme në shtëpi.
Njerëzit të cilët nuk arrijnë të respektojnë kushtet e karantinës – për shembull, duke dalë ose duke pasur mysafirë – mund të pësojnë një gjobë deri në 10,000 franga, përcjell tutje albinfo.ch.
Njerëzit që e bëjnë këtë nga pakujdesia, d.m.th. duke mos qenë në dijeni të kërkesës për karantinë, do të përgjigjen për një gjobë deri në 5000 franga.
Gjoba të ngjashme zbatohen kur individët me dashje ose nga pakujdesia i vënë të tjerët në rrezik të infeksionit.
Siç është raportuar nga “The Local” të Martën, autoritetet kantonale në Solothurn po mendonin për gjobitjen e një gruaje në shumën maksimale pasi ajo ndoqi një festë private prej 300 personash, ndërsa me vetëdije ishte infektuar me koronavirus.
Cilat vende janë në listë?
Lista zyrtare e vendeve me rrezik të lartë u publikua të enjten e kaluar. Disa nga vendet më të dukshme përfshijnë Suedinë, Serbinë, Kosovën, Shtetet e Bashkuara, Izraelin dhe Rusinë.
Lista e plotë është: Argjentina, Armenia, Azerbajxhani, Bahrejni, Bjellorusia, Bolivia, Brazili, Cabo Verde, Kili, Republika Dominikane, Hondurasi, Iraku, Izraeli, Katari, Kolumbia, Kosova, Kuvajti, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Omani, Panama, Peru, Rusia, Arabia Saudite, Suedia, Serbia, Afrika e Jugut, ishujt e Turqve dhe Caicos dhe Shtetet e Bashkuara.
Kushdo që duket se është i sëmurë nuk duhet të lejohet të hip në autobusa, trena ose fluturime për në Zvicër.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës Sopranoja shqiptare që jeton në Gjermani, Elbenita Kajtazi, gjatë së enjtes ka ndarë bursën e parë...
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Dështon nisma që donte të ndryshonte Kushtetutën Lansimi i një teksti që synonte reformimin e Kushtetutës Federale është shtyrë. Lëvizja qytetare pas saj...
-
Rritet numri i kopshteve dygjuhëshe në Zvicër
-
Vdekja e ushtarit në Bremgarten cilësohet si vetëvrasje
-
Komisioni bën thirrje për marrëveshje me një vend të tretë për të dëbuar aplikantët e refuzuar nga Eritreja
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në?