Lajme
Filmi i regjisorit shqiptar “Virgjëresha shqiptare”, premierë botërore
Bujar Alimani është një nga regjisorët shqiptarë më të suksesshmit në krijimin e filmave që trajtojnë tema interesante, transmeton albinfo.ch.
Filmi “Virgjëresha shqiptare” u shfaq në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë të Polonisë, në edicionin e tij të 37-të, duke iu prezantua publikut të huaj.
Regjisori Bujar Alimani ndjehet i lumtur që “Virgjëresha shqiptare” pati një premierë botërore, duke komunikuar me një publik jovendës.
Pak fjalë për filmin e suksesshëm:
Filmi na përball me figurën e femrës shqiptare në kohët e vështira të jetës zakonore në vendin tonë.
“Filmi trajton temën e gruas dhe pështjelljen e saj në situatat e vështira të jetës zakonore shqiptare – KANUNIT. Jemi në vitet ‘50-‘60 akoma kur regjimi komunist në Shqipëri po konsolidohej fort”, shprehet regjisori Alimani, ndërsa shton se “kjo kohë e bënte dyfish më të vështirë ekzistencën e femrës si një personalitet i veçantë me dëshirat, ëndrrat dhe vendimet që një personalitet njerëzor merr”.
“Virgjëresha shqiptare” e ka përballur publikun me historitë e shkuara shqiptare, pikërisht në historitë patriarkale, që ndoshta në ndonjë cep të Shqipërisë ekzistojnë edhe sot. Subjekti i filmit zhvillohet në vitet ‘60. Një martesë e rregulluar do ta detyrojë Luanën, protagonisten që luhet nga aktorja Rina Krasniqi të mohojë dashurinë e saj për Agimin. Për të përmbushur pritjet e babait të saj, ajo pothuajse sakrifikon dashurinë e saj, por shpejt kupton se Kanuni – grupi i ligjeve tradicionale që qeverisin shoqërinë shqiptare – përfitojnë vetëm burrat. Kështu, ajo vendos që ajo duhet të bëhet një prej tyre: Një burrë. E gjithë kjo ndodh në një vend ku është vendosur diktatura komuniste dhe nuk është e lehtë në mes të ndryshimeve politike që ndodhin të ruhet dinjiteti njerëzor.
“Virgjëresha shqiptare’ nuk gjykon apo ngre gishtin moral, por i paraqet ngjarjet në terma realë siç mund të kishin ndodhur pikërisht atëherë në Shqipëri, apo edhe sot”, do të shprehej producentja e filmit, Anita Elsani, dhe shton se “filmi të dridh dhe trondit dhe është po aq një lutje për pajtim, dashuri”.
Për të krijuar besnikërisht sfondin e atyre viteve të largëta, regjisorit i është dashur të xhirojë në zona të ndryshme të Shqipërisë, me rrugë të vështira.
“Filmi është xhiruar në Fushë Arrëz, Pukë, Shkodër dhe Kosovë”, vijon më tej Alimani, ndërsa vë në pah se ia ka dalë mirë, pasi ka pasur një kastë të mirë aktorësh. /Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












