Kultura
Filmi “Nëntor i ftohtë”, premierë edhe në Prishtinë
Pas suksesit që ka pasur në San Sebastian International Film Festival në Spanjë, në Film Festival në Zvicër, pastaj Bosphorus Film Festival-Turqi, si dhe pjesëmarrjes së suksesshme në ThesalonikiInternational Film Festival në Greqi, filmi “Nëntor i ftohtë”, bashkëprodhim Kosovë-Shqipëri-Maqedoni, vjen premierë edhe në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Premiera e filmit me regji të Ismet Sijarinës do të nisë së shfaquri në ne Cineplexx prej të premtes. Filmi pasqyron historinë e Fadilit (40), i cili punon si arkivist në një ndërmarrje shtetërore në Kosovën e fillimviteve ’90, i cili në një moment dramatik duhet të zgjedhë mes dy opsioneve të gabuara! Në këtë mënyrë ai, jashtë vullnetit dhe dëshirës së tij, “gëlltit” turpin, ballafaqohet me imazhin e keq dhe duron presionin nga të gjitha palët.
Projekti filmik “Nëntor i ftohtë” është produksion i shtëpive filmike “Thumbs Up” dhe “Buka” (Kosovë) në bashkëprodhim me “Albasky Film” (Shqipëri), “AUDIOHAUS” (Maqedoni) dhe “IKONE” (Kosovë) dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë. Në rolet kryesore paraqiten aktorët: Kushtrim Hoxha, Adriana Matoshi, Fatmir Spahiu Bufi, Emir Haxhihafizbegoviq, Gordana Boban, May-Linda Kosumovic, Lum Veseli, Bislim Mucaj, Aurita Agushi, Irena Cahani etj.
Nga 17 nëntori filmi do të shfaqet edhe në Dokukino në Prizren.
Të ngjashme
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave














