Lajme
Finlanda qeveriset nga pesë parti, të gjitha të drejtuara nga gratë
Një shtet i suksesshëm, aty ku drejtojnë vetëm gratë
Finlanda, një nga shtetet që shquhet për nga qetësia dhe mirëqenia e standardit të jetës, u komentua gjatë një vit më parë, kur 34-vjeçarja Sanna Marin u bë kryeministrja më e re në botë. Por kjo nuk ishte e vetmja gjë që tërhoqi vëmendjen: Finlanda qeveriset nga një qeveri koalicioni, e përbërë nga pesë parti, të gjitha të drejtuara nga gra. Pra, si është jeta në Finlandë, një vit pas udhëheqjes së grave?
Finlanda ”interesohet për atë që njerëzit e tjerë mendojnë”
Gratë mbeten shumë të papërfaqësuara në qeveritë në gjithë botën, në Finlandë, Marin është kryeministrja e katërt grua.
“Ne jemi një vend i vogël, kështu që jemi shumë të interesuar për atë që njerëzit e tjerë mendojnë për ne. Barazia është pjesë e identitetit të vendit, kështu që njerëzit ndoqën shumë atë që po bënte kjo qeveri”, tha Johanna Kantola, profesoreshë për studimet gjinore në Tampere University.
Marin vjen nga një familje e klasës punëtore dhe u zgjodh në këshillin e qytetit Tampere kur ishte 27 vjeç. Ajo u zgjodh për herë të parë në Parlamentin e Finlandës në vitin 2015. Marin ka një axhendë që përfshin politika progresive mbi barazinë gjinore dhe ndryshimin e klimës.
Por Covid-19 ka qenë një sfidë e re për pesë udhëheqëset e partive, të cilat janë edhe ministre në qeveri. Megjithatë përgjigjja ishte efikase.
Qeveria e Finlandës është vlerësuar për reagimin e saj të hershëm ndaj krizës së Covid-19. Finlanda mbylli shkollat dhe vendin më 16 mars me pak më shumë se 300 raste të regjistruara me virus.
Për shumë ekspertë, është pjesë e listës së vendeve që duket se kanë reaguar herët, pjesërisht për shkak të veprimeve të qarta dhe të hershme për të luftuar pandeminë.
Edhe pse infeksionet janë rritur tani që është vala e dytë, udhëheqja e Marin vlerësohet si një ndër më të mirat.
Vala e dytë teston popullaritetin e qeverisë së Marin
Përkundër këtyre sukseseve të hershme, qeveria Marin tani përballet me kritika më të forta lidhur me përgjigjen e saj ndaj Covid-19. Finlanda është në mes të një vale të dytë të Covid-19 me qindra infeksione në ditë. Deri më tani, ka pasur më pak vdekje sesa gjatë valës së parë. Por të gjitha qeveritë po përballen me kritika në një kohë të jashtëzakonshme si pandemia.
Progresi mungon në disa fusha
Shumë ekspertë thonë se është e vështirë të gjykosh qeverinë aktuale sepse ato nuk kanë ecur përpara në shumë nga përparësitë e tyre. Disa vënë në dukje se qeveria duhet të ndryshojë politikat për njerëzit transgjinorë sepse nuk janë progresive. Qeveria ka thënë se është përkushtuar për ta ndryshuar atë.
Zgjedhjet e ardhshme të vendit nuk janë planifikuar deri në prill 2023, kështu që nëse Parlamenti nuk shpërndahet, qeveria do të vazhdojë të ketë kohën për të ndjekur axhendën e saj, por asgjë nuk është e sigurt në këtë situatë të ndërlikuar për shkak të pandemisë. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit Pa dyshim se një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës janë remitencat nga e mbarë...
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën