Lajme
Shpërndahen tekste shkollore të gjuhës shqipe në Finlandë

Është bërë e ditur se në Finlandë janë shpërndarë tekste shkollore për mësimdhënien e gjuhës dhe kulturës shqiptare, të dërguara nga Qendra e Botimeve për Diasporën. Shpërndarja përfundoi përmes Bordit Kombëtar të Arsimit (Opetushallitus – OPH) pranë Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës të Finlandës, falë punës dhe bashkëpunimit të Konsulles së Nderit atje, znj. Lili Verdha, transmeton albinfo.ch.
400 çanta me Abetare (dhe materiale plotësuese), 100 fjalorë figurativë Shqip-Anglisht dhe 100 libra me Përralla Dygjuhëshe kanë mbërritur te nxënësit e shkollave fillore dhe të fëmijëve parashkollorë nëpër gjithë Finlandën.
780 tekste shkollore dhe plotësuese të paracaktuara për mësimdhënien e gjuhës dhe kulturës shqiptare, janë dërguar falas në Finlandë nga Qendra e Botimeve për Diasporën, nën kujdesin e veçantë të Ministrit të Shtetit për Diasporën dhe përmes bashkëpunimit me MEPJ-në.
Tekste të ndryshme shkollore, tekste cilësore që kanë shenjuar letërsinë shqipe, seria më e re e botimeve dygjuhëshe nga Qendra e Botimeve për Diasporën, një sërë vlerash, materialesh të ndryshme didaktike, akses online të botimeve tona dhe të platformës së mësimit shqip “Schoolme” janë tashmë në dispozicion të mësuesve për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Diasporë. /Albinfo.ch
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
E-Diaspora
-
Bie numri i të infektuarve në Austri Për dallim nga një ditë më parë, kur numri i të infektuarve ishte rritur dukshëm, raportimi...
-
Kushdo që hyn në Austri, duhet të bëjë regjistrim elektronik
-
Mërgimtari postoi video duke shtënë për Vitin e Ri, policia i kontrollon shtëpinë
-
Gjithçka që duhet të dini rreth vaksinimit, ju përgjigjen ekspertët shqiptarë në Zvicër
-
Denoncohet një aplikacion për votimin e diasporës, nuk është i miratuar nga KQZ
Jeta në Zvicër
-
“Varianti i ri Covid mund të bëhet dominues në Zvicër” Infektimet me variantin e Covid-19 janë në rritje në Zvicër, duke treguar që përhapja po fiton...
-
Zvicra ka vaksinuar mbi 60,000 persona për Covid-19
-
Zvicër: Bllokimi, për të shmangur valën e tretë të Covid-19
-
Zvicër: Shtëpia e pleqve u prek nga varianti britanik Covid-19
-
Gjeneva, e pakënaqur me rregullat e reja federale