Integrimi
Finlandë: Shqiptarja e parë me titull ‘Dr.shkence’ prezantoj me krenari Kosovën botërisht
Shqipe Buzuku është gruaja e parë shqiptare, e cila mban titullin doktor shkencash në fushën e teknologjisë industriale dhe menaxhimit në Universitetin Teknologjik të Lapenrantës në Finlandë.
Në një intervistë, ajo sjell përvojën e saj që nga hapat e parë të integrimit në shkencë e deri te vlerësimi me titujt më të lartë akademik. Buzuku, edhe pse me adresë akademike finlandeze, në konferena të shumta ndërkombëtare ka prezantuar me krenari vendin e origjinës, aty ku dëshiron të mbart përvojën e saj.
Po ashtu ajo tha se populli i Kosovës dhe sidomos femrat shqiptare, kanë dëshmuar para botës se janë të talentuara dhe kanë arritur majat e suksesit, si në art, muzikë dhe sport, arsim, shkencë etj.
Shumë e rëndësishme për të është, se si një femër shqiptare ta përfaqësoj vendin e vet të vogël Kosovën botërisht.
Në të njëjtën kohë, jo vetëm se ka bërë shkencë, por ka pasur edhe një rol të një ambasadoreje nëpër konferenca ndërkombëtare (SHBA, Kinë, Francë, Spanjë, Itali, Finlandë, Kroaci, etj.), ku me krenari çdo herë ka prezantuar vendin origjinës, edhe pse ka mbajtur adresën akademike të Finlandës. Gjithashtu, ajo thotë se e ndjen obligim intelektual, profesional dhe moral që përvojën e saj t’a bartë në institucionet e Kosovës.
E lindur dhe e rritur në Prishtinë, në një intervistë për Telegrafin dr. Buzuku sjell përvojën e saj që nga hapat e parë kur iu qas rrugës së shkencës dhe si arriti deri tek momenti kur ajo u kurorëzua me titullin më të lartë akademik – Doktor Shkence (Teknologji) nga Universiteti Teknologjik i Lapenrantës në Finlandë.
“Paraprakisht, unë kisha kryer studimet themelore dhe më pas edhe studimet Master (MSc) në Kimi Inxhinierike, por dëshira për të bërë hulumtime shkencore në ndonjë universitet ndërkombëtar nuk u ndal kurrë. Duke e parë nevojën e madhe për hulumtim në aspektin e mbrojtjes së mjedisit në përgjithësi dhe të ujërave në veçanti në shtetin e Kosovës, unë isha e përkushtuar për të kontribuar veqanërisht në trajtimin e ujërave të zeza, kështu që fillova të shkruaj një projekt propozim për të studiuar më tutje… pastaj aplikova në programin “Erasmus Mundus” – program i BE-së (thirrja e dytë për vitin akademik 2011)”, tha ajo.
“Kosovës i duhen më shumë kuadro, më shumë femra doktor shkence në fushat inxhinerike dhe teknologji, si p.sh. në fizikën nukleare, në kiminë inxhinierike dhe proceset kimike, në inxhinerine industriale, në energjinë alternative, në inxhinerinë mekanike, në shkencat kompjuterike, në robotikë dhe inteligjencë artificiale, etj. E kjo arrihet vetëm me punë, përkushtim, pasion, kureshtje, hulumtime të pareshtura deri në finalizim të studimeve ne fushat përkatëse”, u shpreh Buzuku, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre













