Kuriozitete
Firma “Zana” e “nuses së shqiptarit” fiton kontestin kundër gjigantit “Zara”
Pronarja, Amber Kotrri thotë se markën e saj e ka emërtuar sipas fjalës shqipe "Zana" sepse burri i saj është me origjinë shqiptare
“House of Zana”, që është një firmë e shitjes me pakicë e modës me qendër në Darlington, Angli, ka fituar një betejë kundër kompanisë së madhe “Zara”, pasi gjiganti i modës kishte akuzuar dyqanin se kishte emër “konceptualisht identik”, transmeton albinfo.ch.
Sipas padisë së bërë nga “Zara” del se “House of Zana”, e cila drejtohet nga Amber Kotrri, ndan “një nivel të lartë ngjashmërish vizuale dhe gjuhësore” me shitësin e madh spanjoll, gjë që mund t’i shtyjë klientët të ngatërrojnë maskat përkatëse, shkruan fashionunited.de.
Julia King, që përfaqëson kompaninë “Zara”, thotë se emri “Zana” ishte shumë i ngjashëm dhe mund të përbëjë një “kërcënim serioz” për “Zara”-n nëse tregu mbushet me marka të ngjashme. Megjithatë, gjykata konstatoi se lidhja ishte “shumë e parëndësishme dhe kalimtare”.
Kotrri, e cila ka themeluar kompaninë e saj në vitin 2019, thotë se markën e saj e ka emërtuar sipas fjalës shqipe “Zana” sepse burri i saj është me origjinë shqiptare, transmeton albinfo.ch. Pas vendimit, Kotrri në një postim në Instagram në faqen e markës ka shkruar:
“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj. Fjalët më të mira, për ata që nënshkruan peticionin tonë, për ata që ndanë mesazhet dhe për të gjitha mediat që raportuan për këtë histori. Të gjithë ju më dhatë guximin të përballem me gjigantin e modës Zara dhe unë do t’ju jem përgjithmonë mirënjohëse të gjithëve”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel Ky rast shënon një zhvillim të ri për shëndetin publik në vend, duke treguar se edhe... -
Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë – alarm për ekonominë lokale -
Zvicra investon miliarda në mbrojtjen ajrore -
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta












