Lajme
Fitimi nuk pranon të dëbohet në Serbi
Për faktin se kërcënohej me dëbim në Serbi, ishin ngritur në protestë rreth 30 familjarë dhe miq të Fitimit 28 vjeçar
Policia gjermane ka hequr dorë njëherë për një herë nga dëbimi i dhunshëm në Serbi i Fitim Mujajt, ashkali shqipfolës nga Kosova. Afati i fundit për dëbimin e tij ka kaluar të martën, më 30 maj.
Për faktin se kërcënohej me dëbim në Serbi, ishin ngritur në protestë rreth 30 familjarë dhe miq të Fitimit 28 vjeçar, në mesin e tyre edhe gjermanë. Ata po qëndronin para ndërtesës së komunës Delmenhorst duke u zotuar se nuk do të lejonin dëbimin e tij.
Ata ishin të zemëruar sidomos për faktin se Fitimi do të dëbohej në Serbi, vend ky që ai nuk e njihte dhe nuk e dinte as gjuhën serbe.
Sipas asaj që policia i ka deklaruar gazetës “nwzonline.de”, dëbimi i Fitimit nuk është anuluar por vetëm është shtyrë “për shkaqe taktike”. Mirëpo, ai nuk ka dhënë ndonjë datë të re për dëbim.
Mujajt, gjegjësisht dy prindërit dhe 12 fëmijët e tyre kishin ardhur në Delmenhorst të Gjermanisë në vitin 1993. Fitimi kishte kryer më heret disa delikte, si vjedhje, kërcënim dhe shkaktim lëndimesh, prandaj autoritetet kishin vendosur ta dëbonin
Disa aktivistë të organizatës për ndihmë refugjatëve kanë thënë se Fitimi nuk e meritonte të dëbohej pasi që viteve të fundit ai nuk ka kryer ndonjë vepër penale. Ata thonë se Fitimi, që ka dëgjim të dëmtuar, do të ketë probleme shtesë në rast se kthehet në një vend, gjuhën e të cilit nuk e njeh aspak. Ai di vetëm gjermanisht dhe shqip.
Fitim Mujaj është njëri ndër 11 kosovarët që, sipas vendimit të autoriteteve gjermane, më së largu në fund të këtij viti duhet të kthehen nga Gjermania.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve Rritja e çmimeve të karburanteve ka ardhur në një moment të pafavorshëm, pikërisht kur shumë pushues... -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg -
Gjysmëvjetori i Swatch-it: Rritet shitja, ulet fitimi













