Integrimi
Fitorja, shqiptarja e dytë e nominuar për çmimin “Prix Courage 2014”
Para saj, për këtë çmim është nominuar Bashkim Bytyçi nga Kantoni St. Gallen. Ai është i pari në listën prej 6 të nominuarve të moshës së rritur
Nxënësja 16 vjeçe e shkollës së mesme nga Hombrechtikoni, Kantoni i Cyrihut, Fitore Kastrati, është shqiptarja e dytë që këtë vit nominohet për çmimin “Prix Courage” 2014. Këtë çmim revista “Beobachter” e ndan për çdo vit për më të guximshmit, gjegjësisht për ata që kanë dhënë diçka nga vetja për të shpëtuar dikë tjetër.
Para saj, për këtë çmim është nominuar Bashkim Bytyçi nga Kantoni St. Gallen. Ai është i pari në listën prej 6 të nominuarve të moshës së rritur, ndërkaq Fitorja bashkë me shoqen e saj Arina Binz është nominuar për çmimin që sivjet ndahet për herë të parë, atë për të rinj, të titulluar “Prix Courage Next Generation”.
Dy vajzat kanë shpëtuar një shoqe të tyre të shkollës nga tentimi për vetëvrasje.
Gjatë katër viteve të fundit, Arina Binz ka luajtur rolin e pajtimtares në shkollën e saj. Së bashku me Fitoren, ato jo vetëm që ndanin ata që ziheshin mes vete por kujdeseshin edhe për problemet shpirtërore të shokëve e shoqeve të tyre.
Ato të dyja e kishin kuptuar se një nxënëse e një klase më të ulët po tregonte shenja që çonin nga vetëvrasja. “Ne e shihnim se ndaj saj bëhej “mobbing” (presion) në klasë, thotë Fitorja.
Pas kësaj, dy shoqet, kontaktuan psikologun e shkollës nga Qendra për Preventivë. Ai reagoi duke instruktuar për disa javë dy vajzat se si të ndihmojnë shoqen e tyre. Pastaj Arina dhe Fitorja filluan të kujdesen për të. Ato takoheshin me shoqene tyre më të re ngadalë fituan besimin e saj.
“Ne e kontaktonim sa herë që për një kohë të caktuar nuk kishim dëgjuar për të”, thotë Binz. Në angazhimin e tyre dy vajzat kanë pasur edhe ndihmën e prindërve.
Shoqja e tyre tashmë është në gjendje më të mirë dhe Fitorja me Arinën ndjehen krenare me punën e bërë. Ato kanë mësuar një
leskion të rëndësishëm jetësor.
“Ne e dimë se sa rëndësi ka të ndihmosh ata që kanë probleme. Dhe ne e dimë se ketë punë duam ta bëjmë edhe në profesionin tonë”, thonë ato. Arina dëshiron të bëhet kujdestare e fëmijëve ndërsa Fitorja, pas përfundimit të shkollimit të mesëm planifikon të aftësohet për përkujdesje të pleqve.
Por, tash për tash ato presin me emocion datën e 7 nëntorit, kur bëhet ndarja e çmimit “Prix Courage” dhe në këtë kuadër edhe e çmimit për të rinj (Prix Courage Next Generation), për të cilin i kanë nominuar ato.
Për ata ose ato që dëshironi ta fitojnë çmimin e përmendur mund të votoni në këtë link: http://services.vpch.ch/OnlineParticipation/?key=Beobachter_PrixCourage
http://youtu.be/cW5HM3Tl9zY
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












