©KEYSTONE
E-Diaspora
Flamuri shqiptar valëvitet në hapjen e tunelit në Zvicër
Flamuri shqiptar është mbajtur lartë në mesin e punëtorëve të cilët kanë festuar sot hapjen e krahut perëndimor të tunelit të bazik Ceneri, që është 700 metra nga portali verior në Zvicër
Punëtorët kanë festuar me flamujt e vendeve të tyre, ndërsa në mesin e tyre shihet edhe flamuri shqiptar që valëvitet nga një punëtor shqiptar, shkruan albinfo.ch.
Rreth 1500 shikues të vendosur para dhe brenda tunelit në Camorino të Kantonit të Tesinës kanë ndjekur shpërthimet e fundit që kanë sjellë hapjen e Transversales së re Veri-Jug të Alpeve.
Punimet në tunelin bazik Ceneri kishin filluar në vitin 2006. Nga mesi i vitit 2016 do të fillojnë punimet për instalimin e teknikës hekurudhore në tunel, raporton albinfo.ch. Por, koha kur tuneli bazik Ceneri do të jetë i gatshëm tërësist si plotësim i tunelit bazik të Gothardit, mbetet ende e padefinuar.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) nuk do të vendosin ndalim të përgjithshëm për konsumimin e alkoolit në... -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg

















