Uncategorized
Flet Endrit Shala: Nuk e rraha gazetarin, ishte konflikt verbal
Shala thotë se ka tentuar të ruaj e të mos filmohen familjarët e zyrtarit të Nismës
Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka mohuar se e ka sulmuar fizikisht gazetarin e portalit indeksonline, Ensar Ramadanin, ndërsa thotë se ka pasur konflikt “më shumë verbal” me të, e për këtë kërkon falje.
Shala thotë se ai ka shkuar në QKUK pas një rasti tragjik dhe se e ka shtyrë gazetarin Ramadani për të hyrë në spital. Ministri thotë se nuk e ka ditur se ai është gazetar.
Së pari nuk e kam sulmuar gazetarin. Ka qenë një konflikt më shumë verbal, në një rast të caktuar pas një ndërhyrje tragjike në Qendrën Klinike Universitare… Nuk e kam ditë që është gazetar për arsye se personi nuk ka pasur as bexh as nuk ka pasur asgjë që me identifiku si gazetar”, ka thënë Shala për Kallxo.com.
Ramadani ka thënë se ministri Shala e ka goditur atë në QKUK, pasi gazetari ka refuzuar t’ia japë telefonin.
Shala thotë se ka tentuar të ruaj e të mos filmohen familjarët e zyrtarit të Nismës, Luan Maloku, i cili u shtri në QKUK pasi u plagos.
E-Diaspora
-
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano Futbollisti i Kosovës dhe Juventusit u prit nga Konsulli i Përgjithshëm, Diamant Kastrati... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












