Lajme
Flet ish-prokurori i përgjithshëm i Zvicrës për përgjimet nga Katari
Michael Lauber, ish-prokurori i përgjithshëm në Zvicër, ka mohuar se është shantazhuar nga Katari për të hedhur poshtë akuzat. Ai ka folur për gazetën Tages Anzeiger dhe thotë se “historitë e patregueshme konspirative” janë të pabaza, shkruan swissinfo.ch, përcjell albinfo.ch.
“Është nënkuptuar se unë jam blerë ose shantazhuar nga Katari dhe në fund edhe nënshtruar shantazhit. Asgjë nuk është provuar dhe akuzat janë dashakeqe”, tha Lauber, shkruan swissinfo.ch, përcjell albinfo.ch.
Një javë më herët, NZZ am Sonntag raportoi se disa operativë sekretë nga Katari kanë përgjuar një takim jozyrtar të fshehtë të Michael Lauber sa ishte prokuror dhe hetonte disa zyrtarë të FIFA-s dhe presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino.
Megjithatë, Lauber vazhdon të insistojë se dokumentet e NZZ am Sonntag janë të rreme, edhe pse i kushtuan me vendin e punës.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre










