Maqedonia

Flet një i mbijetuar nga aksidenti i autobusit në Bullgari

Mësohet se pas aksidentit ka folur një i mbijetuar nga aksidenti i tmerrshëm në Bullgari, ku kanë ndërruar jetë 46 njerëz nga Maqedonia e Veriut, i cili ka thënë se ka pasur shpërthim.

“Është dëgjuar një shpërthim i fortë, unë dhe 7 pasagjerë të tjerë kemi mundur të ikim nga autobusi i aksidentuar, ndërsa të tjerët nuk mundën të ikin”, kjo ka qenë një nga deklaratat e njërit nga të mbijetuarit e aksidentit të tmerrshëm në Bullgari, i cili ka biseduar me kryeministrin Zoran Zaev.

Përndryshe, sot në vendin e quajtur Pernik në Bullgari ka ndodhur një aksident i tmerrshëm i një autobusi nga Maqedonia, nga i cili kanë humbur jetën 46 njerëz nga Maqedonia, ku rreth 20 prej tyre kanë qenë të mitur.