Lajme
Fluks i hyrjeve në Shqipëri, emigrantët vijnë në vendlindje për pushime
Fundi i korrikut dhe fillimi i muajit gusht ka shtuar ndjeshëm fluksin e personave që futen në Shqipëri nëpërmjet rrugëve tokësore dhe detare.
Nga një vëzhgim i kryer nga A2 në Kapshticë rezulton se çdo ditë futen minimalisht mbi 4200 persona nga Greqia. Shumica janë emigrantë që kthehen në atdhe për të takuar familjarët dhe për pushime.
Deri më tani, pavarësisht fluksit në rritje, nuk janë shënuar radhë apo pritje të gjata, transmeton Albinfo.ch.
Ndërkohë rritje ka pasur edhe numri i personave që janë futur në vendin tonë nga Qafë Thana, e cila përpunon mesatarisht mbi 3100 persona në ditë. Ndërkohë vijon në rritje fluksi i personave që vijnë nëpërmjet linjave detare në portin e Durrësit.
Vetëm mëngjesin e kësaj të hëne me katër tragetet e mbërritura nga Bari dhe Ankona janë futur në vendin tonë 4700 persona.
Në dispozicion të përpunimit të pasagjerëve janë 26 sportele, 16 për automjetet dhe 10 për individët. Ndërkohë që gjatë muajit korrik vetem nga porti i Durrësit janë futur 84.540 persona.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














