Lajme
Fluturim privat rreth Hënës, miliarderi japonez u ofron udhëtimin falas 8 personave
Miliarderi japonez, Yusaku Maezawa, njoftoi të premten personat e përzgjedhur për të marrë pjesë në fluturim, në një mision historik rreth hënës.
Manjati i modës, Maezawa, bleu të gjitha vendet në bordin e anijes kozmike “Starship” të kompanisë “SpaceX” në vitin 2018 me shpresën se do të jepej miratimi për udhëtimin privat.
Misioni, i njohur si “dearMoon” , synon të nisë në vitin 2023 dhe do të jetë misioni i parë civil rreth Hënës në bordin e një rakete SpaceX.
Në mars 2021, miliaredi japonez bëri një ofertë, ku u kërkoi palëve të interesuara të aplikonin përmes rrjeteve sociale dhe ai do të përzgjidhte ata që do t’i merrte me vete falas në udhëtimin drejt hënës. Më shumë se 1 milion persona aplikuan dhe Maezawa zgjodhi vetëm 8.
Midis tyre janë DJ Steve Aoki, YouTuber Tim Dodd dhe ylli i K-pop TOP.
“Jam shumë i emocionuar që këta njerëz të mrekullueshëm të bashkohen me mua në udhëtimin tim në Hënë dhe të entuziazmuar për të parë se çfarë krijimesh frymëzuese vijnë në hapësirë”, tha Maezawa.
Të tjerë të zgjedhur ishin regjisori amerikan Brendan Hall, koreografi çek Yemi AD, fotografi irlandez Rhiannon Adam, fotografi Karim Iliya nga Mbretëria e Bashkuar dhe Dev D. Joshi, një aktor nga India.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre Qytetet zvicerane gjithashtu dallohen në renditje si vende të favorshme për të marrë banesë me qira... -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss











