Lajme
Fondacioni nga Cyrihu financon projektin e kolonëve izraelitë – Me para të muzikantëve zviceranë?

Organizata Elad akuzohet si e përfshirë në dëbimin e familjeve palestineze. Ajo ka marrë fonde të konsiderueshme edhe nga një fondacion zviceran, siç zbulon një hulumtim i bërë nga “SonntagsBlick” në bashkëpunim me kolektivin kërkimor WAV.
Elad akuzohet për dëbimin e popullsisë palestineze nga Jeruzalemi Lindor, duke shkelur kështu ligjin ndërkombëtar, transmeton albinfo.ch. Dy vjet më parë, “Fondacioni Hella dhe Maurice A. Rosengarten” me seli në Cyrih transferoi të paktën 450,000 franga zvicerane te Elad.
I lidhur me fondacionin është labeli i njohur muzikor zviceran Musikvertrieb AG, i cili ka nënshkruar kontrata me personazhe të famshëm si Sina, Marc Sway, Luca Hänni, DJ Tatana dhe DJ Antoine. Krerët e labelit muzikor janë gjithashtu pjesë e bordit të “Fondacionit Hella dhe Maurice A. Rosengarten”.
A është fondacioni i Cyrihut në dijeni të aktiviteteve problematike të Eladit? Personat përgjegjës nuk pranuan të komentojnë për këtë. As nuk iu përgjigjën pyetjes nëse fitimet aktuale nga Musikvertrieb AG, d.m.th., nga Sina, Marc Sway dhe të tjerë, derdhen në fondacion dhe kështu te kolonët radikalë, përcjell albinfo.ch.
Hans Klaus, zëdhënës i fondacionit, thotë: “Fondacioni Hella dhe Maurice A. Rosengarten ka qenë një fondacion jofitimprurës që vepron për shumë vite nën mbikëqyrjen e Departamentit Federal të Punëve të Brendshme. Fondacioni mbështet projekte sociale dhe humanitare në Zvicër dhe jashtë saj.” Dhe: “Fondacioni nuk e zbulon publikisht kapitalin ose donacionet e tij. Donacionet bëhen gjithmonë brenda fushëveprimit të qëllimit të fondacionit dhe në përputhje me ligjin zviceran”.
E-Diaspora
-
Magjia e ngjyrave të shkrira në pikturat e saj ekspozohet në „Armaturen Flamatt“ Për artdashësit, pikturat e bukura të Marigona Tomës janë duke u ekspozuar me sukses në Wünnewil-Flamatt. ...
-
Diamant Hysenaj ka shpallur kandidaturën për Kongresin Amerikan
-
Inxhinierja shqiptare diplomon në MIT, një tjetër histori suksesi nga Amerika
-
Përjetime të paharrueshme të nxënësve shqiptarë nga Zvicra në atdhe
-
Kosovare Asllani i dhuron fanellën e veçantë bashkatdhetares nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Temperatura mbi 30 gradë, rrezik për stuhi dhe reshje shiu Pas një faze të shkurtër ftohjeje, temperaturat në Zvicër po rriten. Javën tjetër priten temperatura mbi...
-
Shkencëtarët paralajmërojnë se lumi Rhine mund të ngrohet deri në 4°C deri në vitin 2100
-
Mbyllet kampingu më i lartë në Zvicër, Arolla
-
Pushues agresivë në pishinat e Bazelit: Policia rrit praninë
-
Ministri zviceran i Mbrojtjes thekson rëndësinë e misionit në Kosovë