Koronavirusi: çast pas çasti

Fotoja e foshnjës së sapolindur duke i hequr maskën mjekut, kandidate për “Foton e vitit”

Është bërë e ditur se kjo fotografi është kandidate për t’u bërë “Fotoja botërore e vitit 2020”, e cila tash e sa ditë po bën xhiron e rrjetit, transmeton albinfo.ch.

Dr. Samer Cheaib, një gjinekolog nga Dubai, buzëqesh ndërsa tregon foshnjën që sapo ka ardhur në këtë botë. Dhe, sipas tij, gjesti i parë që bën fëmija sapo vjen në jetë është heqja e maskës së mjekut.

Ky moment është kapur në një foto, e cila është publikuar në Instagram nga vetë mjeku, doktor Samer Cheaib, një gjinekolog në Dubai, transmeton tutje albinfo.ch.

Cheaib  shpesh në profilet e tij në rrjetet sociale flet për punën e tij, duke dhënë mesazhe pozitiviteti e shprese në periudhën e pandemisë, ka ndarë këtë imazh që mori përhapje të shpejtë në rrjetet sociale. Duke folur për ‘GulfNews’ ai është shprehur:

”Ky fëmijë ishte i dyti nga një çift binjakësh që lindën pak javë më parë. Babai, i lumtur, po më fotografonte ndërsa e mbaja në krah fëmijën. I dyti tentoi të më heqë maskën dhe babai menjëherë e kapi në foto këtë moment”, shprehet doktori.

Po ashtu ai tregon se kjo foto ka pozitivitet në vete dhe se është qëllimmirë.

“Kishte pozitivitet në foto dhe mendoj se i bën njerëzit që e shohin të buzëqeshin. Pozitiviteti dhe buzëqeshja ndihmojnë në forcimin e imunitetit dhe në luftën kundër kësaj pandemie”, tha Dr. Samer Cheaib. /Albinfo.ch