Bota
Foshnja me emrin Angela Merkel nuk fiton azilin në Gjermani!
Më 27 dhjetor të vitit të kaluar erdhi në jetë një vajzë dhe prindërit vendosen ta pagëzojnë në bazë të kancelares gjermane, Angela Merkel, në shenjë falënderimi se ishin vendosur në Gjermani
Gjermanët nuk lëshojnë pe. Madje, as në raste të veçanta. Në mediat gjermane ka bërë jehonë të madhe lajmi për foshnjën e cila është pagëzuar Angela Merkel, por që nuk ka fituar azilin, shkruan albinfo.ch.
Familja Alhamza ishte larguar nga Siria, duke u frikësuar nga terroristët dhe ishte vendosur në Gjermani. Më 27 dhjetor erdhi në jetë një vajzë dhe prindërit vendosen ta pagëzojnë në bazë të kancelares gjermane, Angela Merkel, në shenjë falënderimi se ishin vendosur në Gjermani.
Megjithatë, familja që tani jeton në Moenchengladbach kanë marrë një letër refuzuese nga autoritetet gjermane për kërkesën e azilit.
Kjo tregon se familja Alhamza nuk mund të sjellë familjarët e saj në Gjermani, megjithatë ka marrë një “mbështetje”, për të jetuar edhe një vit tjetër në Gjermani.
Ky shtim mund të bëhet maksimalisht edhe një vit, ndërsa vendimi mund të ndryshojë nëse familja mëson rrjedhshëm gjermanishten.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”













