Fotolajmi

Fotolajm: Vizita historike e Clinton-it dhe Albright-it në Kosovë

Me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, ish-presidenti amerikan, Bill Clinton dhe ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, vizituan Kosovën.

Ata u pritën si heronj nga qytetarë të Kosovës në Prishtinë, përcjell albinfo.ch.

Me këtë rast, në sheshin “Madeleine Albright” u përurua edhe busti i Albright-it, kurse te shtatorja e Bill Clinton-it u përurua një pllakë për të.

Bill Clinton tha se për të është nder që qëndori në krah të shqiptarëve në një kohë të vështirë, kurse Albright, ndër të tjera, u shpreh krenare për Kosovën.

Gjatë “Ecjes për liri”, Bill Clintonit iu dhurua edhe një plis. Clinton dhe Albright u shprehën mirënjohës për pritjen e organizuar nga Kosova.

 

Keystone
EPA/VALDRIN XHEMAJ

 

Atifete Jahjaga/Fb
Keystone
EPA/VALDRIN XHEMAJ
Foto: KosovaPress
Keystone (AP Photo/Visar Kryeziu)