Lajme
Franca ashpërson masat, mbyllen qendrat e qyteteve
Franca ka ashpërsuar masat për shkak të përhapjes së variantit Omicron. Nga 3 janari, sektorë të caktuar mund të punojnë nga shtëpia si dhe do të kufizohen tubimet për ngjarje të caktuara.
Lajmi vjen pasi Franca regjistroi më shumë se 100,000 infeksione të reja të shtunën, numri më i lartë i raportuar në vend që nga fillimi i pandemisë.
Por kryeministri i Francës nuk vendosi karantinë natën e Vitit të Ri.
Vendet në gjithë Evropën po shtrëngojnë kufizimet ndërsa infeksionet rriten dhe varianti i ri Omicron përhapet në kontinent.
Studimet sugjerojnë se lloji është më i butë se Delta, me një shans 30% deri në 70% më të ulët që njerëzit e infektuar të përfundojnë në spital. Por, ka frikë se numri i madh i rasteve mund të mposhtë spitalet.
Kryeministri francez, Jean Castex, u tha gazetarëve se pandemia ndihej “si një film pa fund”, ndërsa ai zbuloi masat e reja në një konferencë shtypi pas një takimi të kabinetit të krizës.
Ministri i Shëndetësisë, Olivier Véran, tha se infeksionet me koronavirus po dyfishoheshin çdo dy ditë, duke paralajmëruar një “megavalë” të rasteve të reja.
Rregullat e reja përfshijnë gjithashtu kufizime në tubimet publike në natyrë – të cilat do të kufizohen në 5,000 njerëz dhe një ndalim për të ngrënë dhe pirë në transportin në distanca të gjata.
Klubet e natës do të qëndrojnë të mbyllura deri në një njoftim të dytë dhe kafenetë dhe baret do të mund të ofrojnë vetëm shërbim tavoline. Punonjësit që punojnë nga shtëpia do të duhet ta bëjnë këtë të paktën tri ditë në javë. Mbajtja e maskave do të bëhet e detyrueshme në qendrat e qyteteve.
Qeveria po shkurton gjithashtu kohëzgjatjen midis vaksinave përforcuese nga katër muaj pas vaksinimit të fundit në tre muaj.
E-Diaspora
-
Lea Ypi prezanton librin e saj të fundit në Literaturhaus München E ftuar nga Literaturhaus München, shkrimtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Lea Ypi, e përkthyer në mbi... -
Goldify organizon seminar për rrjetet sociale në Zvicër, nga prania online te rritja e biznesit -
Turne shahu në Vjenë për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës -
Kur jeta rrëfehet përmes letrave -
Zvicër
Entela Zhuta, një inxhiniere lidere në Energjetikë dhe IT
Jeta në Zvicër
-
Norvegjia kryeson, Zvicra dhe Austria shkëlqejnë në Lojërat Olimpike Dimërore 2026 Lojërat Olimpike Dimërore 2026 u mbyllën me emocione të forta dhe rivalitet të lartë mes vendeve... -
Jehona Kicaj prezanton romanin e saj “ë” në Cyrih, Bazel dhe Thun -
Zvicra nuk paguan ndihmë për personat me aftësi të kufizuara që jetojnë jashtë vendit -
Rinovimi i hershëm i abonimit “Half Fare Plus” krijon abonime të dyfishta -
Kompanitë zvicerane shpresojnë për rimbursime pasi Trump hoqi dorë nga tarifat doganore













