Shqipëria
Franca dëbon shqiptarin që shpëtoi një fëmijë nga zjarri, thotë se akti human i tij nuk u vërtetua
Francës nuk i mjaftoi akti heroik i një të riu shqiptar që vitin e kaluar rrezikoi jetën e vet teksa hyri në zjarr për të shpëtuar një 8-vjeçar në Poiters të Francës. Por ky shtet iu kundërpërgjigj atij duke ia refuzuar kërkesën për azil, transmeton albinfo.ch.
Roland Aliu shpresonte se do të përfitonte lejen e qëndrimit në Francë, për të cilën kishte nisur procedurat qysh më herët. Por, më 9 dhjetor autoritetet franceze e njoftuan se ai së bashku me familjen e tij kanë një muaj kohë për t’u larguar nga territori francez.
Madje, në vendimin për dëbim theksohet se akti i humanizmit kur shpëtoi fëmijën nga djegia nuk është arritur të vërtetohet nga shërbimet e urgjencës dhe policia që u mobilizuan mbrëmjen që ndodhi zjarri.
Vendimi për dëbim nuk prek vetëm Rolandin. Së bashku me të, nëse protesta e 7 janarit nuk do të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve, do të kthehen drejt Shqipërisë prindërit dhe vëllai i tij.
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës Kundërshtari i ardhshëm i ekipit kombëtar zviceran në Kupën e Botës është praktikisht i vendosur.... -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C











