Lajme
Franca dhe Britania e kalojnë pikun e valës nga Omicron
Franca e shmangu skenarin më të keq në valën Omicron të pandemisë së Covid-19, ndërsa vendi e ka kaluar pikun e infektimeve. E megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se spitalet mund të vazhdojnë të ndjejnë ngarkesën edhe përgjatë muajit shkurt, përcjell Albinfo.ch.
“Pacientët do të vazhdojnë të mbeten në spitale dhe presim që ato do të jenë të ngarkuara edhe përgjatë muajit shkurt. Por, mund të themi se më të keqen e kësaj vale e kemi lënë pas krahëve”, u shpreh për Cnn Arnaud Fontanet, epidemiolog.
Sipas ekspertit, numri i infektimeve do të vazhdojë të bjerë në mënyrë drastike derisa të arrijë nivele shumë të ulëta në muajin mars. Franca ka shënuar shifra rekord prej më shumë se 300 mijë rastesh në ditë gjatë javëve të fundit, por numri i shtrimeve në terapitë intensive ka qenë shumë më i ulët se në valët e mëparshme. Senatorët francezë i dhanë të dielën miratimin final paketës së fundit të masave për të luftuar pandeminë, përfshirë certifikatën e vaksinimit që nxjerr jashtë loje testet negative për të siguruar qasjen në ambientet publike.
Më herët, edhe autoritetet në Britaninë e Madhe njoftuan se vendi e kishte kaluar pikun e infektimeve, me rreth 70 mijë raste të shënuara në 24 orët e fundit. Ministri Nadhim Zahawi tha se infektimet dhe hospitalizimet po sheshoheshin, duke nxitur shpresat për heqjen e disa kufizimeve.
“Kam besim se kur të shqyrtojmë të dhënat më 26 janar, do të jemi në pozita shumë më të mira për të hequr disa prej kufizimeve”, tha Nadhim Zahawi, ministër i Arsimit.
Sinjale optimiste vijnë edhe nga shtete të tjera europiane, përfshirë Greqinë fqinje, ku ka pasur rënie të infektimeve. Ekspertët e shëndetësisë atje parashikojnë se pandemia mund të përfundojë në pranverë.
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra intensifikon luftën kundër dhunës në familje Dhuna në familje në Zvicër kërkon masa shtesë për të mbrojtur viktimat dhe për të ndëshkuar... -
Kriza në Policinë e Lozanës: Sindikata kërkon që Komuna të marrë përgjegjësitë -
A do të paguani më pak taksë federale me reformën tatimore? -
Air Canada gjobitet për shkelje të rregullave zvicerane -
Sa kushton të jetosh në qytetet kryesore të Zvicrës në vitin 2026?










