Lajme
Franca do të hyjë në një bllokim të ri
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka njoftuar se masat e bllokimit do të rifuten në gjithë vendin nga mesnata e së enjtes për të luftuar një rritje në rastet e COVID-19, shkruan Euronews, transmeton Albinfo.ch.
Shkollat dhe çerdhet do të qëndrojnë të hapura, shtoi ai.
Evolucioni i virusit në Francë ka tejkaluar “edhe parashikimet më pesimiste”, tha presidenti.
Adresimi i tij vjen vetëm disa orë pasi Gjermania njoftoi një bllokim të kufizuar për të filluar më 2 nëntor, i cili parasheh restorantet, baret dhe teatrot të mbyllen, përcjell tutje Albinfo.ch.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se masat ishin një përpjekje për të shmangur “një emergjencë akute shëndetësore kombëtare”.
Gjermania regjistroi 15,000 raste të reja të mërkurën, një rekord për kombin, i cili kishte dalë më mirë se fqinjët e saj gjatë verës dhe shmangu një bllokim total në modelin e Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës.
Gjithashtu të mërkurën Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, paralajmëroi se evropianët do të përjetojnë një “Krishtlindje të ndryshme” këtë vit. “Ne jemi thellë në valën e dytë”, tha ajo.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












