Futboll
Franca i tërheq vërejtjen Gjokoviqit
Ministrja franceze e Sportit, Amélie Oudéa-Castera, ka kritikuar mesazhin politik që Novak Gjokoviq dha pas ndeshjes së tij të raundit të parë në Roland Garros, duke ia bërë të qartë tenistit serb se nuk duhet ta përsërisë më atë që bëri.
“Është e qartë që ishte diçka që nuk duhej bërë”, tha ministrja në një intervistë për “France 2”, kur u pyet për veprimin e Gjokoviqit ditën e hënë, kur shkroi në kamera “Kosova është zemra e Serbisë” menjëherë pasi përfundoi ndeshja ndaj Kovaceviq, transmeton a2, përcjell albinfo.ch.
Ministrja shtoi se drejtoresha e turneut “Roland Garros”, ish-tenistja Amelie Mauresmo, ka folur me tenistin dhe i ka vënë në dukje se “Grand Slam”-i francez është neutral.
“Ajo që bëri Novak Gjokoviq ishte shumë politike, prandaj nuk duhet përsëritur më”, tha Amélie Oudéa-Castera.
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih Muzikë, emocione dhe takime mes të rinjve dhe të rjave shqiptaro-zvicerane e karakterizuan edicionin e sivjetmë... -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër?












