Lajme
Franca intensifikon luftën kundër islamizmit radikal
Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kabineti i tij u takuan sot në Paris për të diskutuar mënyrat për të luftuar islamizmin radikal.
Gjatë këtij takimi u parashikuan ndryshime në ligj për të lehtësuar shpërbërjen e shoqatave që vënë në dyshim vlerat e Francës.
Pritet të ndëshkohen, gjithashtu, edhe kërcënimi ose frikësimi i oficerëve të sigurisë dhe gjuha e urrejtjes në internet.
“Ky projektligj nuk është kundër feve”, tha kryeministri Jean Castex pas takimit të kabinetit, raporton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
“Armiku i Republikës është një ideologji politike e quajtur islamizëm radikal, që synon të përçajë francezët. Ne kurrë nuk do ta barazojmë atë me myslimanët dhe unë besoj se myslimanët janë ndër viktimat e para të kësaj ideologjie”, shtoi ai.
Ligji i planifikuar, që synon të forcojë parimet republikane, është në diskutim prej disa kohësh.
Macron dhe qeveria e tij kërkojnë ta luftojnë islamizmin radikal aty ku të rinjtë janë më të prekshëm, në xhami të veçanta, jashtë shkolle dhe në internet.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën Një studim i ri i Universitetit të Friburgut në Zvicër ka zbuluar se kjo ndodh falë... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres













