Lajme
Franca kërkon më shumë kontroll në zonën Shengen
Presidenti francez, Emanuel Macron, ka propozuar më shumë kontroll në zonën Shengen. Ai ka bërë thirrje të merren masa për të ndaluar fluksin e emigrantëve ilegalë.
Sipas tij, zona Shengen duhet të marrë udhëzime politike nga takimet e zyrtarëve të lartë, njësoj si Eurozona.
“Koha që po përjetojmë, me këtë situatë të jashtëzakonshme gjeopolitike dhe kërcënimet për shkak të konflikteve, rrezikut të terrorizmit, na bën thirrje që të marrim masa më radikale, të rimarrim kontrollin e kufijve tanë dhe të kontrollojmë fatin tonë”, tha Macron.
Macron kryeson presidencën 6-mujore të BE-së. Ai synon ta kthejë emigrimin një çështje thelbësore në këtë periudhë.
Shqetësimet e sigurisë kombëtare, valët e migracionit dhe, së fundmi, pandemia kanë shtuar kontrollet kufitare në zonën Shengen.
27 udhëheqësit kombëtarë të BE-së pajtohen se nevojiten ndryshime në politikat e migracionit të bllokut, por nuk bien dakord sesi duhet të veprohet.
Franca ka propozuar edhe një mekanizëm reagimi emergjent që mund të aktivizohet kur kufijtë e jashtëm të bllokut janë nën kërcënim.
Lëvizja e lirë në Shengen nuk u jep të drejtën shqiptarëve për të qëndruar më shumë se tre muaj, as të drejtën për punësim, as për të kërkuar azil në shtetet që bëjnë pjesë.
Shengen është një zonë ku 26 vende evropiane kanë hequr kufijtë e brendshëm. Krijimi i kësaj zonë është bërë me qëllim lëvizjen e lirë të njerëzve, kontrollin e kufijve të jashtëm dhe luftimin e kriminalitetit./Euronews
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












