Lajme
Franca lehtëson rregullat COVID në shkolla
Nxënësit francezë të shkollës do të lejohen të bëjnë vetëteste, në vend të një testi PCR nëse një nga shokët e tyre të klasës është i infektuar me koronavirus, pasi rritja e infeksioneve të reja e ka bërë shumë të rëndë protokollin shëndetësor në shkolla, tha të hënën kryeministri francez, Jean Castex.
“Kam kuptuar shqetësimet e prindërve, mësuesve dhe drejtorëve të shkollave”, tha Castex për televizionin France 2, pasi një rritje e rasteve për shkak të variantit Omicron çoi në kaos dhe paralizë në shkollat franceze gjatë javës së fundit.
“Sot duhej të mbylleshin 10452 paralele. Nëse do të mbyllnim mësimet sapo të ketë një rast të parë, duke pasur parasysh shpërthimin e Omicron, të gjitha shkollat franceze do të mbylleshin brenda pak ditësh”, tha Castex.
Tani e tutje, tre vetëteste negative në vend të një testi PCR do të jenë provë e mjaftueshme që një fëmijë të vazhdojë të ndjekë shkollën, tha Castex. Ai shtoi se si masë shtesë prindërve nuk do t’u kërkohet menjëherë të marrin fëmijët e tyre në rast të një infektimi me COVID-19.
Franca po përjeton një rritje të rasteve të koronavirusit me një shkallë infeksioni me Omicron që po rrit shtrimet në spital, shkruan Reuters, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Zvicër
“Vallja e Bareshës” nga Ansambli Teuta mahnit publikun në Ecublens të Zvicrës Ansambli shqiptar nga Lozana prezanton traditën dhe kulturën shqiptare përmes një prej valleve më të njohura... -
Joshua dhe Prenga përballen “sy më sy”, reagimi i shqiptarit pushton rrjetin -
California
Bardha diplomon në Berkeley University me titullin master -
Stokholm
Shqiptari nga Kosova diplomon në Inxhinieri Hapësinore në Suedi me veshje kombëtare -
Konsullata e Kosovës në Cyrih nuk do të jetë e hapur për palë më 5 qershor
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
“Vallja e Bareshës” nga Ansambli Teuta mahnit publikun në Ecublens të Zvicrës Ansambli shqiptar nga Lozana prezanton traditën dhe kulturën shqiptare përmes një prej valleve më të njohura... -
Fondet pensionale në Zvicër me kthime të larta në 2025, por shumica e të siguruarve nuk janë të informuar -
Zvicër: Pije energjike me kafeinë mbi kufirin ligjor të zbuluara në treg -
Zvicra duhet të ndjekë BE-në për qendrat e kthimit të migrantëve jashtë Evropës -
Nxënësit në Bernë do të përdorin materiale reale votimi për edukimin qytetar















