Lajme
Franca në krizë politike
Franca ndodhet në krizë politike, sipas një studimi që vlerëson gjendjen e vendit përpara zgjedhjeve presidenciale.
”Katër të pestat e votuesve nuk kanë më besim te partitë politike dhe rreth 40% nuk ndihen më të lidhur me ndonjë lëvizje”, zbuloi studimi i grupit të ekspertëve ”Fondapol”.
Ndërkohë 35% mund të dorëzojnë një fletëvotim të bardhë, ndërsa 26% nuk planifikojnë të votojnë fare.
Të anketuarit renditën arsyet e tyre se ata mendonin se kandidatët janë të papërshtatshëm.
Numri i njerëzve të gatshëm të votojnë për një kandidat radikal ka arritur pikën më të lartë që nga zgjedhjet e para të drejtpërdrejta presidenciale që u mbajtën në vitin 1965.
Rreth 46% e të anketuarve thanë se do të votonin për një kandidat nga e djathta ekstreme ose e majta ekstreme.
Tendenca ishte edhe më e theksuar te votuesit e rinj, me 54% të 18-24-vjeçarëve që planifikonin të votonin për një politikan radikal.
Ka gjithashtu nivele mbi mesataren e mbështetjes midis votuesve të rinj për lëvizjet protestuese si “jelekëverdhët” apo ”antivakserët”.
Ndërkohë studimi zbuloi se elektorati po zhvendoset në të djathtë, me 46% të prirur të votojnë për një kandidat të krahut të djathtë ekstrem ose konservator të krahut të djathtë.
Në rast të balotazhit midis presidentit Emmanuel Macron, i cili kandidon për një mandat të dytë, dhe sfidueses së tij kryesore të krahut të djathtë, Marine Le Pen, 31% e të anketuarve janë të sigurt ose shumë të sigurt se do të votojnë për Le Pen.
Megjithatë, njerëzit e vlerësuan punën e presidentit Emmanuel Macron më pozitivisht që nga pandemia dhe shpërthimi i luftës në Ukrainë.
Vlerësimet e miratimit të tij janë rritur nga 29% në janar 2020 në 45% në mars 2022.
Mes këtyre krizave, besimi francez në institucionet evropiane është rritur gjithashtu.
”Fondapol” anketoi 3 108 votues të regjistruar midis 10 dhe 14 marsit, të cilët paraqesin një mesatare përfaqësuese të popullsisë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave











