Lajme
Franca përgatit ligjin për masat e reja
Ligji i ri për masat kundër COVID-19, përfshirë shtrirjen e diskutueshme të pasaportës shëndetësore, do të hyjë në fuqi më 9 gusht në Francë, njoftoi zëdhënësi i qeverisë, Gabriel Attal.
“Këshilli Kushtetues ka treguar se do të marrë vendimin e tij më 5 gusht, prandaj ligji do të shpallet menjëherë, me një hyrje në fuqi që ne e presim më 9 gusht”, tha Attal, raporton Afp, përcjell Albinfo.ch.
“Në fillim, do të ketë një kohë përshtatjeje, tolerance, mësimdhënie, mbështetjeje për aktorët e interesuar nga detyrimi për të paraqitur një pasaportë shëndetësore”, përsëriti ai, duke iu referuar “periudhës së një jave kalimtare” të dhënë tek institucionet që tashmë i nënshtrohen asaj.
Pasaporta shëndetësore (testi negativ Covid, certifikata e vaksinimit ose certifikata e shërimit) është e detyrueshme në Francë, që nga 21 korriku, në vendet e kohës së lirë dhe kulturore (kinema, muze, etj.), ku mblidhen më shumë se 50 persona.
Një ligj i ri i miratuar nga Parlamenti parashikon që ai të shtrihet për kafenetë, panairet dhe ekspozitat, avionët, trenat në distanca të gjata, si edhe në institucionet mjekësore.
Kjo pasaportë ka qenë subjekt i protestave kundërshtuese prej disa javësh.
Një apel u paraqit me iniciativën e opozitës së majtë para Këshillit Kushtetues, me shpresën që kjo masë të censurohej, sepse konsiderohet si shkelje e lirive.
Qeveria paraqiti një apel identik, por përkundrazi për ta vërtetuar atë në përputhje me parimet themelore të ligjit.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut Rreth 9,162 notarë morën pjesë në kalimin vjetor të liqenit të Cyrihut pas vonesave për shkak... -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër













