Bota
Franca regjistroi temperaturën më të lartë në histori
Franca mund të jetë përballur të premten me temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë, teksa e gjithë Evropa po përballet me një valë të të nxehtit.
Rekordi aktual është 44.1 gradë Celsius, temperaturë e shënuar më 2003, që ka lënë të vdekur mijëra persona.
Në përgjigjje të kësaj gjendjeje, Shërbimi Kombëtar i Motit në Francë, ka nisur një alarm të kuq të pashembullt në rajonet në jug të shtetit, transmeton Evropa e Lirë.
Ndërkohë pjesa tjetër e shtetit mbetet në nivelin e dytë të alarmit, përcjell albinfo.ch.
Gjermania, Franca, Polonia dhe Republika Çeke kanë shënuar rekord të temperaturave më të larta të regjistruara në muajin qershor, derisa në Spanjë zjarrfikësit janë duke luftuar me zjarret më të këqija të Katalonjës në 20 vjet.
Meteorologët kanë thënë se një valë e të nxehtit nga Afrika është përgjegjëse për këtë mot.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026













