Lajme
Franca tejkalon Gjermaninë në numrin e aplikimeve për azil në BE

Për herë të parë pas shumë vitesh, Gjermania nuk është më vendi kryesor në Bashkimin Evropian për numrin e aplikimeve për azil. Sipas një raporti të fundit të Komisionit të BE-së, i cili citohet nga gazeta gjermane Welt am Sonntag dhe daton më 2 prill 2025, Franca ka marrë më shumë kërkesa për azil se çdo vend tjetër anëtar në tremujorin e parë të vitit.
Raporti, i konsideruar konfidencial, tregon se nga 1 janari deri më 31 mars të këtij viti, Franca ka regjistruar 40.871 kërkesa për azil, duke e lënë pas Spanjën me 39.318 kërkesa dhe Gjermaninë në vendin e tretë me 37.387 aplikime – që paraqet një rënie prej 41% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, transmeton albinfo.ch.
Në fund të listës gjenden Hungaria me vetëm 22 aplikime dhe Sllovakia me 37. Sa i përket përbërjes kombëtare të azilkërkuesve në Gjermani, sirianët përbëjnë 24% të totalit, të ndjekur nga afganët (16%) dhe turqit (11%).
Raporti vëren se Franca ka marrë gjithashtu numrin më të madh të aplikimeve nga qytetarë ukrainas, duke u kthyer në destinacionin kryesor për këtë kategori azilkërkuesish.
Në tërësi, në hapësirën e BE-së, Zvicrës dhe Norvegjisë, venezuelasit kryesojnë listën e aplikuesve për azil, të ndjekur nga afganët dhe sirianët. Numri i aplikimeve nga qytetarët e Venezuelës është rritur me 44% vetëm në tremujorin e parë të vitit. Po ashtu, është shënuar rritje edhe në kërkesat nga ukrainas, kinezë dhe indianë, ndërsa rënia më e madhe është regjistruar nga sirianët, kolumbianët dhe turqit, shkruan DW.
Këto të dhëna shënojnë një zhvillim të rëndësishëm në hartën e migrimit dhe kërkesave për azil në Evropë, duke reflektuar ndryshime në tendencat globale dhe ndikimin e politikave të brendshme të vendeve pritëse.
E-Diaspora
-
Kosovari para gjyqit për pjesëmarrjen në vrasjen e pensionistit 85 vjeçar Katër veta akuzohen se kanë vrarë një burrë 85-vjeçar në Pulheim - për 50 euro plaçkë....
-
Diaspora po voton, më shumë vota kanë ardhur nga Italia, SHBA dhe Greqia
-
Blerta Dodaj prezantoi një robot ujor në Harvard
-
E reja shqiptare gjendet pa shenja jete në Itali
-
Sulmojnë pikërisht shtëpinë e një polici: Kosovari thotë se ishte “vetëm ndihmës”
Jeta në Zvicër
-
Sulmet seksuale në taksi: një fenomen i nënvlerësuar në Zvicër Një drejtues taksie u dënua të mërkurën nga Gjykata Penale e Lozanës me 24 muaj burg,...
-
4 votimet e mundshme për marrëveshjet Zvicër-BE
-
Sa të huaj të pasur marrin një nga vizat e arta të Zvicrës?
-
St. Gallen ndalon njohjen automatike të fytyrës në hapësirat publike
-
Zvicër: Kërkohen gjithnjë e më shumë vezë, rriten importet me 48%