Lajme
Francë: Ata që u kapën me pasaporta të rreme, nuk do të përballen me ligjin nëse vaksinohen
Mediat në Francë shkruajnë se shteti ka vendosur që të mos i ndëshkojë personat e zënë me pasaporta të rreme të vaksinimit kundër koronavirusit, nëse ata vendosin të imunizohen, sipas disa udhëzimeve të lëshuara për autoritetet shëndetësore, transmeton dpa, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, thuhet se në të njëjtën kohë është krijuar një procedurë në qendrat e vaksinimit për të fshirë dokumentet e rreme nga regjistri kombëtar, dhe kështu policia nuk do të ketë në sistem ato shkelje.
Qeveria franceze ka vlerësuar se ekzistojnë rreth 200,000 pasaporta të rreme të vaksinimit në këtë shtet.
Me raste janë zënë kriminelë që janë zënë duke hakuar stafin që merret me vaksinim, në mënyrë që të krijohen mijëra dokumente të rreme.
Afati i fundit për të marrë dozën përforcuese të vaksinës është zvogëluar nga e marta në Francë.
Doza e tretë tani kërkohet katër muaj prej marrjes së dozës së dytë, në mënyrë që të vlejë pasaporta e vaksinës.
Pa këtë dokument, jeta publike në Francë konsiderohet e kufizuar.
Qytetarët francezë duhet të jenë të vaksinuar apo të shëruar nga koronavirusi për të marrë pjesë në ngjarje sportive dhe kulturore, për të shkuar në kinema, kafiteri apo restorante.
Pasaporta po ashtu kërkohet për të udhëtuar me aeroplan apo me trena në distancë të gjatë.
Sipas të dhënave të fundit, 78.9 për qind e popullsisë franceze konsiderohet e vaksinuar plotësisht, derisa 55.2 për qind e saj ka marrë dozën përforcuese.
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Parukierja me kombinim të pazakontë – prerje, larje dhe këshilla juridike Parukierja në Bernë, Geraldine Scherler ka “guxuar” me një kombinim të pazakontë. Pse të zgjidhni midis...
-
Zgjedhjet Evropiane 2024: Një e katërta e popullsisë zvicerane ka të drejtë vote
-
Zvicër: 26-vjeçari vozit me 161 km/h në zonën e kufizimit 80 km/h
-
AAK – dega në Zvicër zgjedh strukturat drejtuese
-
Incidentet raciste në Zvicër – në rritje, veçanërisht në shkolla