Lajme
Francë: Maska e detyrueshme në vendet e punës
Maskat mbrojtëse për fytyrë do të bëhen të detyrueshme në pothuajse të gjitha vendet e punës në Francë, njoftoi sot Ministria e Punës.
“Kjo masë prek të gjitha fushat ku punonjësit mund të kenë kontakt, siç janë sallat e mbledhjeve, hapësirat e hapura, korridoret, dhomat e ndërrimit ose hapësirat e përbashkëta të punës”, sqaroi Ministria e Punës.
Përjashtohen zyrat individuale, ku punon vetëm një punonjës.
“Në dritën e rritjes së rasteve të COVID-19, shëndeti i punonjësve, si edhe vazhdimi i aktivitetit ekonomik, janë në të njëjtën linjë”, tha ministrja e Punës, Elisabeth Borne.
Gjithashtu, ajo rekomandoi punën nga shtëpia, për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së infeksionit dhe për të kufizuar përdorimin e transportit publik.
Masa do të hyjë në fuqi më 1 shtator.
E-Diaspora
-
Mbështetës të Albin Kurtit nga Zvicra mbërrijnë në Prishtinë për zgjedhjet e 7 qershorit Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ardhja e tyre u shoqërua me brohoritje dhe pankarta... -
Suedi
Diaspora në Suedi nis procesin e votimit, qytetarët ushtrojnë të drejtën e votës -
Gjermani
Bashkatdhetarët në Stuttgart po ushtrojnë të drejtën e votës -
Interesim i madh për votimin në Ambasadën e Kosovës në Vjenë -
Ka nisur votimi në Konsullatën e Kosovës në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Nga Zvicra në Kosovë, këmbë, për 61 ditë Më 4 prill 2026 ishte nisur në këmbë nga Zvicra në Kosovë e tashti, 61 ditë... -
BE-ja kërkon më shumë para nga Zvicra për të mbrojtur kufijtë e jashtëm -
Qyteti Vernier ankohet kundër ndalimit të burkinit në Gjenevë -
Bien ndjeshëm sulmet ndaj bankomateve në Zvicër -
Sulmet ndaj bankomateve janë përgjysmuar në vitin 2025















