Kosova
France Soir: Albin Kurti, një kryengritës që ëndërron të jetë kryeministër
Ai personalisht nuk është përmendur kurrë në rastet e korrupsionit, që është një murtajë në Kosovë
Ai mbështeti trazirat dhe nacionalizmin revolucionar, duke spërkatur kohëve të fundit Parlamentin me gaz lotsjellës. Albin Kurti mban një kravatë, pretendon të jetë socialdemokrat dhe ëndërron të bëhet kryeministër i Kosovës.
Ish udhëheqësi studentor, i burgosur nga Sllobodan Millosheviç, i cili u bë anëtar i Parlamentit dhe kundërshtar i parë i presidentit Hashim Thaçi, dy muaj më parë e tuboi njërin nga takimet më të rëndësishme të dekadës në Prishtinë.
Këtë herë, demonstrimi i forcës së Vetëvendosjes u mbajt me qetësi, në përputhje me strategjinë e re të udhëheqësit të saj, që shpreson në pushtet.
Mbështetësit e tij kishin për qëllim të thoshin jo për “ndërrimin e territorit kombëtar” nga Hashim Thaçi, i dyshuar për shkëmbim e territoreve me Serbinë, për njohje të Kosovës nga Beogradi, të cilin ai e mohon. Opozita shpreson të destabilizojë mjaftueshëm një pushtet të ndarë mbi këtë temë, për të provokuar zgjedhje të parakohshme. Nëse këto zgjedhje mbahen shpejt, ashtu siç shpresojnë shumica, Vetëvendosja do të pozicionohet edhe për të “mbajtur statusin e partisë së parë” të Kosovës, Albin Kurtit mund “ta realizojë ëndrrën e tij politike për t’u bërë kryeministër”, ka pohuar analisti politik Ramush Tahiri, shkruan “France Soir”, përcjell Albinfo.ch.
Por, për të arritur këtë, ai do të duhet të formojë një koalicion, “ta krahasojë veten me urtësi e jo me dhunë” dhe “të bëhet një politikan modern”, vazhdon ai.
Në 43 vjeç, Albin Kurti tashmë e ka vërejtur këtë situatë: “Do të jem më i saktë, as i ashpër, e as i butë”. Ai përpiqet ta fshijë imazhin e tij të mëhershëm, duke paralajmëruar zjarrin e një bashkimi të Kosovës me Shqipërinë, një ide që shqetëson perëndimorët në rolin mbizotërues në politikën lokale, përcjell tutje albinfo.ch.
Për serbët, projekti i tij për një “Shqipëri të madhe”, mbetet i papranueshëm. “Nëse Kurti me të vërtetë mendon se çfarë propozon, atëherë ai nuk mund të jetë një alternativë”, sepse kjo do ta bënte atë “nxitësin e hapur të një konflikti”, kanë thënë të shqetësuar në qershor të vitit 2017, në Beograd.
“Ne duam të drejtën e Kosovës për t’u bashkuar me Shqipërinë”, ka konfirmuar për AFP-në, transmeton Albinfo.ch. “Por ne nuk do të fillojmë luftën e tretë ballkanike për këtë qëllim”.
Në demonstratën e tij, pothuajse janë valëvitur vetëm flamuj shqiptarë, ekskluzivisht. Nuk ishte faji i tij, ka pohuar ai. Nëse përkrahësit e tij preferojnë shqiponjë dykrenare, kjo është për shkak se flamuri i verdhë dhe blu i Kosovës identifikohet si një “elitë politike korruptive” dhe jokompetente. Ai personalisht nuk është përmendur kurrë në rastet e korrupsionit, që është një murtajë në Kosovë.
Imazhi i propozuar sot nga ai që e përshkruan veten si “romantik, por jo shovinist”, largohet nga ajo e udhëheqësit të studentëve, organizator karizmatik të demonstratave anti-Millosheviç, që u kthyen në trazira. Ai kaloi më shumë se dy vite nëpër burgjet serbe (1999-2001) përpara se të bëhej një kundërshtar i turbullt, në një Kosovë të emancipuar nga “kujdestaria” e Beogradit, njofton Albinfo.ch.
Në mars të vitit 2018, Albin Kurti u bëri thirrje deputetëve të tij për të hedhur gaz lotsjellës në kuvend.
“Programi i Vetëvendosjes është socialdemokratik që nga viti 2013”, thotë ai. Vëzhguesit pajtohen se ndryshimi daton nga zgjedhjet e vitit 2017, të udhëhequr nga Vetëvendosja. Rruga drejt pushtetit u ndalua nga një aleancë e partive të ish komandantëve guerilas.
Për Kurtin, kjo është vetëm një shtyrje: “Ka shumë gjasa për ndryshim”. Hashim Thaçi është “një president i dobët, atuja kryesore e të cilit është dobësia e kryeministrit të tij”, tha Ramush Haradinaj.
Stili i Kurtit nuk iu pëlqen të gjithë kundërshtarëve të Thaçit. Ish-presidenti i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, u largua për të gjetur një parti socialdemokrate. Në sytë e tij, Albin Kurti dëshiron të bëhet “Ati ardhshëm” i kombit.
“Ai është socialdemokrat, por (…) programi politik i tij mbetet nacionalist”, pohon Migjen Kelmendi, analist politik dhe pronar i kanalit televiziv të pavarur Rrokum, njofton Albinfo.ch.
“Gjithkush ka ëndrrën e bashkimit të shqiptarëve dhe Kurti e shfrytëzon këtë dëshirë, luan me emocionet e njerëzve”, thotë Migjen Kelmendi. Në sytë e tij, militantët e Vetëvendosjes nuk kanë ndryshuar: “Ata vetëm po mbahen mirë…”.
Me disa margjina, si parulla e tubimit të 29 shtatorit, e postuar në llogarinë e tij në Facebook nga Albin Kurti, me të cilën është dashur të tallet mungesa e paritetit në kabinet.
Aktivisti që u kthye në lideri të opozitës mbetet “një manipulator sipërfaqësor dhe populist”, denoncon kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. Por për Afrim Berishën, një aktivist i ri 21-vjeçar, Albin Kurti “është personi i vetëm që nuk e kemi provuar ndonjëherë në pushtet”.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave Popullsia zvicerane duhet të përfitojë nga një furnizim i sigurt me ilaçe. Këshilli Federal të premten... -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten












