E-Diaspora
Francezët revoltohen për investimin në Shqipëri
Menaxhmenti dëshiron të shpenzojë nga 2 deri në 6 milionë euro qarkullim në Shqipëri, duke zhvendosur një pjesë të zinxhirit të automjeteve nga Perigordi, në Europën Lindore
Ka qenë një goditje e rëndë për 250 punëtorët e sipërmarrjes franceze Socat. Pasditen e së martës, menaxhmenti i ka konfirmuar stafit të zgjedhur në një këshillim të punës, një zhvendosje të re të prodhimit në Shqipëri, që në mënyrë indirekte kërcënon 20 vende pune në Dordogne, shkruajnë mediat franceze, përcjell Albinfo.ch.
Thashethemet tashmë janë konfirmuar. Gjatë një këshillimi të punës, menaxhmenti i Socat, i cili prodhon pjesë automobilistike dhe aeronautike në Terrasson-Lavilledieu, ka njoftuar se ka përfunduar prodhimi. Ata duan të trefishojnë prodhimin në Shqipëri, në dëm të këtij rrjeti prodhues.
Menaxhmenti dëshiron të shpenzojë nga 2 deri në 6 milionë euro qarkullim në Shqipëri, duke zhvendosur një pjesë të zinxhirit të automjeteve nga Perigordi, në Europën Lindore, njofton më tej Albinfo.ch.
Në Dordogne, 20 për momentin njëzet persona punojnë në këto makina.
Menaxhmenti gjithashtu thotë se 20 vendet e punës nuk do të suprimohen. Ajo preferon të ruajë këto vende pune dhe të ndalojë angazhimin e punëtorëve të përkohshëm. Aktualisht, ata janë 30 persona që punojnë në Socat, disa për më shumë se një vit, sipas Konfederatës së përgjithshme franceze për punë CGT, informon Albinfo.ch.
Menaxhmenti nuk ka sqaruar për ndonjë plan social të “thatë” për vitin 2019, e gjithashtu edhe nuk ka qenë në gjendje të paraqesë një plan ekonomik trevjeçar për sindikatat. Sipas delegatit të CGT, Guy Estruc, “shefat dukeshin të shqetësuar” për të ardhmen. Sindikatat kanë frikë nga më e keqja: Eliminimi i vendeve të punës brenda tre vitesh.Disa takime me menaxhmentin dhe punëtorët do të mbahen javën e ardhshme, për njoftime zyrtare, njofton Albinfo.ch.
Në këtë klimë shumë të tensionuar mes menaxhmentit dhe punëtorëve, më shumë se 80 për qind e stafit, mëngjesin e së martës e kanë ndërprerë punën nga ora 11 deri në 13. Ata e kanë denoncuar shkarkimin e radhës, ende jo të regjistruar, të një kolegu i cili ka punuar për 28 vite në Socat. Bazuar në thashethemet, CGT flet për një shkarkim të padrejtë.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja 26-vjeçari shqiptar rrezikon jetën për të shpëtuar dy persona nga mbytja në... -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C













