Lajme
Frangu, a është aktualisht valuta më e suksesshmja në botë?
Frangu, ende më i vlefshëm se euro dhe dollari
Euro vazhdon sërish të bie në raport me frangun zviceran. Arsyeja për këtë është ekonomia e dobët në eurozonë dhe inflacioni i lartë i vazhdueshëm. Ky trend ka të ngjarë të vazhdojë, duke e bërë frangun si valuta aktualisht më e suksesshmja në botë, shkruan albinfo.ch.
Frangu po rritet nga një rekord në tjetrin kundrejt euros. Në orët e para sot monedha e përbashkët euro është 1.03 € në raport me 1 frang.
Shkaku i dobësimit të euros këtë javë është mbi të gjitha inflacioni i lartë dhe recesioni i afërt në zonën e përbashkët ekonomike.
Në 24 orët e fundit frangu zvicerane ende po qëndron në nivelin më të fortë kundrejt dollarit, (1 frang – 1.11 dollarë), shkruan tutje albinfo.ch.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit valutor, frangu këmbehen më lart në raport me euron dhe dollarin.
Nga ana tjetër, euro është pak më mirë se dollari në vleren e saj, ku 1 euro rezulton me 1.07 dollarë.




Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina












