Jeta në Zvicër
Frangu zviceran do të përfitojë nëse Britania e braktis Evropën
“Brexit” është i një rëndësie të madhe për Evropën. Është vlerësuar se nëse Britania e Madhe do të dalë nga BE-ja, do të dobësohet paundi nga 15 në 20 për qind, duke e dobësuar edhe euron, thonë analistët nga banka HSBC.
“Sipas mendimit tonë, frangu zviceran është mbrojtja më e mirë në këto zhvillime. Në një atmosferë të rrezikut që bart me vete Brexit, monedha zvicerane është konsideruar si një strehë e sigurt”, ka thënë David Bloom, kreu i Departamentit analitik të HSBC.
Monedha britanike tashmë vuan pasojat e referendumit të pasigurt të planifikuar më 23 qershor të këtij viti. Muajin e kaluar paundi ka rënë në nivelin më të ulët në shtatë vjet kundrejt monedhës amerikane, pra nën nivelin e 1.39 dollarëve.
Analistët besojnë se frangu zviceran do të përfitojë nëse Britania braktis BE-në dhe në rast të rezultatit të kundërt, frangu nuk do të ketë ndonjë pasojë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














