Lajme
Fribourg, Gjeneva dhe Vaud, në listën e rrezikut për udhëtime në Gjermani
Qeveria gjermane ka vendosur kantonet perëndimore të Zvicrës, Fribourg, Gjenevë dhe Vaud, në listën e saj të rrezikut të lartë të paralajmërimit të udhëtimit, transmeton albinfo.ch.
Fribourg u shtua në listën e Gjermanisë me rrezik të lartë të mërkurën, duke iu bashkuar kantoneve perëndimore të Zvicrës, Gjenevë dhe Vaud.
Gjeneva dhe Vaud ishin shtuar në listë në 10 shtator në dritën e niveleve të larta të infeksionit në dy kantonet frëngjishtfolëse, raporton 20 Minuta.
Rezultati i vendimit është që kushdo që hyn nga Fribourg, Gjeneva ose Vaud duhet të testohet gjatë mbërritjes në Gjermani, transmeton tutje albinfo.ch.
Kjo vlen për shtetasit gjermanë që kthehen, si dhe çdo ardhje tjetër nga një zonë me rrezik të lartë.
Personi i testuar më pas duhet të bëhet në karantinë derisa të vijë rezultati i testit, duke u mbështetur tek autoritetet shëndetësore për udhëzim.
‘Rreziku është shumë i madh’: Pse Zvicra refuzoi një karantinë pesëditore
Pragu i Gjermanisë për vendosjen e një vendi në listën e rrezikut të lartë është 50 infeksione për 100,000 banorë gjatë shtatë ditëve të mëparshme, shkruan The local.ch.
Gjeneva dhe Vaud, së bashku me Cyrihun, kanë vendet nivelet më të larta të infeksioneve të reja. Të tre janë mbiquajtur ‘kantone problematike’ të Zvicrës nga mediat zvicerane.
Pavarësisht shtimit të Fribourg, deri më tani nuk ka asnjë plan për të përfshirë Cyrihun në listën paralajmëruese të udhëtimit të Gjermanisë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












