Shkurt.ch
Frika nga terrori armatos zviceranët
Gjatë vitit 2015 numri i kërkesave për t`u pajisur me leje të mbajtjes së armës ka qenë për 17 për qind më i madh se në vitin paraprak
Rastet e shtuara të sulmeve terroriste në gjithë botën dhe së fundi edhe në afërsi të Zvicrës, kanë shtyrë zviceranët të mendojnë më shumë për sigurinë e tyre. Përgjigja është: armatosja në rritje! Kështu, gjatë vitit 2015 numri i kërkesave për t`u pajisur me leje të mbajtjes së armës ka qenë për 17 për qind më i madh se në vitin paraprak.
Në të gjitha kantonet zvicerane, përveç në atë të Jura-s, sipas një hulumtimi të bërë nga gazeta “SonntagsBlick” ka pasur një rritje të kërkesave në fjalë. Rritja më e madhe për kokë banori është regjistruar në kantonin Aargau.
Gjendja në terren tregon se trendi i përmendur edhe gjatë këtij viti do të vazhdojë ose madje edhe do të shënojë rritje më të madhe, transmeton albinfo.ch. Kështu, në ato kantone ku edhe shifrat e vitit 2016 janë në dispozicion, dëshmohet për një shtim të kërkesave për armatosje.
Sipas qendrave policore, “Vrapimi” pas armatimit lidhet me pasigurinë që po përhapet te popullata si rezultat i rrezikut të shtuar nga terrori.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar Marrëveshja parashikon një procedurë të përshpejtuar për identifikimin e azilkërkuesve të refuzuar... -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër













