CH-Ballkani
Fshehën 19 kg marihuanë në mobile, destinacioni ishte Zvicra
Gjatë kontrollimit, të fshehura në mobile, janë gjetur 34 paketime plastike në të cilat gjendej një substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë: 19 kg e 305 gram
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësia në Prizren, nga burime të besuara ka pranuar informacione se në një mjet transportues (kamion), me targa vendore, pronë e një kompanie transportuese nga Vitia, në mallrat (mobilet) që po transportonte për në Zvicër, kishte të fshehura një sasi të konsiderueshme të substancave narkotike të llojit marihuanë, përcjell albinfo.ch.
“Në Terminalin Doganor në Prizren, DHTN së bashku me Njësinë Policore K9 dhe Doganat e Kosovës ka kontrolluar kamionin e lartcekur. Gjatë kontrollimit, të fshehura në mobile, janë gjetur 34 paketime plastike në të cilat gjendej një substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë: 19 kg e 305 gram”, thuhet në komunikatën e policisë.
Me aktvendim të Prokurorisë Themelore në Prizren të dyshuarit A. B, lindur me 1995 m/k/sh, i është caktuar masa ndalimit policor për 48 orë.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira












