Lajme
FSHF publikon listën, risi për Turqinë dhe Moldavinë
Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar listën e përpliluar nga trajnerin i Kombëtares, Edy Reja, për dy ndeshjet eliminatore të Euro 2020, Turqi-Shqipëri (11 tetor) dhe Moldavi – Shqipëri (14 tetor).
Dy risitë e listës janë grumbullimi i talentit të Twentes, Lindon Selahi dhe i Taulant Seferit, ish-sulmuesit të Shpresës, që është pjesë e Neuchâtel Xamax. Çuditërisht, jashtë listës ka mbetur sulmuesi i Malagas, Armando Sadiku, edhe pse po arrin të shënojnë në vazhdimësi me klubin andaluz në këto ndeshje të para të sezonit.
Mungon gjithashtu edhe Mërgim Mavraj, por për të dhënë kontribut në mbrojtje është ftuar Marash Kumbulla i Veronës, shkruan supersport.al, përcjell albinfo.ch.
Nga Kategoria Superiore pjesë e listës janë dy futbollistët e Partizanit, portieri Alban Hoxha dhe mbrojtësi Lorenc Trashi. Të gatshëm për grumbullim në rast dëmtimi të një prej lojtarëve duhet të jenë Balliu, Aliji, Kaçe, Vrioni, Xhaka, Memolla, Çekiçi, Uzuni dhe Broja.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta
















