Kosova
FSK, e gatshme të trajnojë ushtrinë e Maqedonisë së Veriut
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka mbajtur një takim me homologen e tij nga Maqedonia e Veriut, Slavjanka Petrovska, me të cilën diskutuan përbashkëpunimin në trajnime, ushtrime të përbashkëta ndërmjet dy ushtrive.
Ministri kosovar i Mbrojtjes tha se FSK-ja është e gatshme që ushtrisë maqedonase t’u ofrojë trajnime në fushën e kërkim-shpëtimit.
“Aktualisht, FSK është e gatshme që ushtrisë maqedonase t’i ofrojë trajnime në fushën e kërkim-shpëtimit, për të cilën ushtarët tanë janë jashtëzakonisht të përgatitur, ndërsa pala maqedonase do të shkëmbejë me ne përvojën e reformimit të brendshëm përgjatë rrugëtimit në procesin për anëtarësim në programin e Partneritetit për Paqe, në të cilin synojmë dhe ne të jemi anëtar”, ka shkruar Mehaj në Facebook
Sipas tij, janë dakorduar të bashkëpunojnë në integrimin e grave në ushtri, shkëmbimi i praktikave më të suksesshme, shkollimi i oficereve dhe trajnimi i tyre.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














