Kosova

Ftesë aplikimi për përpunuesit kosovarë të drurit që duan të depërtojnë në tregjet e huaja

Ftesë për Aplikime (KPA) për krijimin e pranisë afatgjate të produkteve të drurit/mobilieve të prodhuara në Kosovë në tregjet ndërkombëtare

USAID fton të gjithë përpunuesit kosovarë të drurit që duan të depërtojnë në tregjet e huaja për aplikim.

Ftesë për Aplikime (KPA) për krijimin e pranisë afatgjate të produkteve të drurit/mobilieve të prodhuara në Kosovë në tregjet ndërkombëtare

USAID Kosovo Compete Activity (i referuar këtu e tutje si “USAID Compete”, “Compete” “Aktiviteti” ose “Projekti”) financohet nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Zbatohet nga DT Global. Projekti është dizajnuar për ta lehtësuar përmirësimin mbarësektorial në konkurrencën e sektorit privat në eksport në sektorët e tij kyç të përqendruar të përpunimit të drurit, përpunimit të ushqimit dhe në teknologji të informacionit dhe komunikimit (TIK).

man in black and white crew neck t-shirt wearing yellow cap

Përmes kësaj Ftese për Aplikime, Aktiviteti USAID Kosovo Compete kërkon kompani të kualifikuara dhe organizata vendore implementuese për zbatimin e aktivitetit të planifikuar për krijimin e pranisë afatgjate të mobilieve/produkteve të drurit të prodhuara në Kosovë në tregjet ndërkombëtare.

Aktiviteti USAID Kosovo Compete synon të sigurojë deri në 50% të kostos për propozim, e cila nuk duhet të kalojë 150,000 euro, dedikuar një grupi kompanish përfituese në sektorin e drurit. Kostoja e zbatimit do të mbulohet nga aplikuesi dhe kompanitë përfituese nga sektori i përpunimit të drurit. Çdo aplikim që arrin kufirin e shumës maksimale do të duhet të justifikohet fuqishëm. Aktiviteti i përgjithshëm në secilën kompani përfituese pritet të zgjasë për një periudhë 10-mujore.

Aplikuesit duhet t’i dorëzojnë aplikimet përmes email-it në [email protected] me titullin RFA#01-2023. Data e fundit për dorëzimin e aplikimeve është e hënë, 19 qershor 2023 dhe koha e fundit për dorëzimin e aplikimeve është 17:00 sipas kohës lokale.

 

Aplikimet e vonuara nuk do të merren parasysh.

Apliko https://portalpune.al/Kosovo-RFA-1/ALB/